sekretari i shtetit

David Petraeus del si emri më i ri për detyrën e Sekretarit të Shtetit

Postuar në 28 Nëntor, 2016 17:13

“Bloomberg” raporton se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po konsderon gjeneralin David Petraeus si kandida për sekretar Shteti. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda stafit të Trump, i cili thuhet se do të zhvillojë një takim me Petraeus sot në kullën Trump. Emri po krijon debat për shkak të së kaluarës së Petraeus, i cili u përfshi në një çështje me rrjedhje informacioni të klasifikuar. Nga pikëpamja e integritetit gjenerali nuk ka të sharë, ai ka qenë për disa kohë edhe drejtues i CIA-s.

Rudy Giuliani, kandidati më i mundshëm për sekretar Shteti në administratën Trump

Postuar në 15 Nëntor, 2016 14:38

Ish – kryetari i Bashkisë së New York, Rudy Giuliani është kandidati më i mundshëm për sekretar Shteti në administratën e Donald Trump. Associated Press raporton se emri i Giulianit u citua nga një prej njerëzve më të afërt me Trump, duke pasqyruar mbështetjen që ai dha për fushatën e presidentit të ti amerikan gjatë fushatës elektorale.

Subscribe to RSS - sekretari i shtetit