samiti

Shqipëria dhe Maqedonia, të paftuarat e Varnas

Postuar në 04 Tetor, 2017 10:51

Jo aksidentalisht pa Shqipërinë dhe Maqedoninë katër vende të rajonit kanë nisur një axhendë bashkëpunimi që sipas ty lidhet me kursin Europian të Ballkanit Perëndimor.

Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia mbajtën në Varna samitin e parë katër-ditor me pjesëmarrjen e kryemministrave të 3 vendeve që janë anëtare të BE-së dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. 

Suksesi “i madh” i samitit të Triestes i përkthyer në shifra

Postuar në 13 Korrik, 2017 11:42

Samiti i Triestes që u prezantua si një hap bujar i Europës për të afruar Ballkanin në gjirin e saj,  u shërbeu liderëve të rajonit për të treguar se vizioni i tyre ka mbështetjen e Brukselit dhe kësisoj ata kanë jo pak meritë në këto zhvillime. Zyra për shtyp e kryeministrit Rama përcolli një vlerësim të kancelares Merkel për kreun e qeverisë shqiptare dhe  për progresin që ka bërë vendi me qeverinë e tij. Ndërsa lajmi i përcjellë nga qeveria është se Shqipëria doli e para në listën e projekteve të fituara nga ky samit.

Samiti i G 20, mbetet hendeku i klimës me SHBA

Postuar në 08 Korrik, 2017 18:58

Gjithcka që udhëheqësit botërorë mundën të bënin për ndryshimet e klimës gjatë samitit të G20, ishte një kritikë e fortë për presidentin amerikan, Donald Trump. Hendeku për këtë çështje nuk u kapërcye dhe lideret e  vendeve me te industrializuara te botes, përveç kreut të Shtëpisë së Bardhë ranë dakort të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së Parisit edhe pse Shtetet e Bashkuara vendosën të dalin nga zotimi i vitit 2015.

Video/Protesta anti-Trump dhe kundër kapitalizmit në Hamburg

Postuar në 07 Korrik, 2017 10:43

Në protesta u përfshinë 10 mijë njerëz dhe ato zhvillohen si shenjë kundërshtimi ndaj samitit të G20.

Video/1000 "zombie" kundër samitit të G20 në Hamburg

Postuar në 06 Korrik, 2017 14:09

1000 aktorë kanë protestuar në Hamburg në një mënyrë paqësore veshur si "të vdekur që ecin". Protesta i paraprin samitit ku mendohet se do të ketë kundërshtime të mëdha. Në krye të grupit shfaqet një person me rroba me ngjyra, metaforë se edhe një njeri mund të sjellë ndryshimin.

BE, kërkohet thyerja e komunikimeve të koduara si masë kundër terrorizmit

Postuar në 23 Qershor, 2017 10:53

Në samitin e fundit të BE-së në Bruksel, mbajtur më 22 qershor, është miratuar në parim thyerja e kodimit të komunikimeve elektronike përmes shërbimeve si Whatsapp. Kjo në emër të luftës kundër terrorizmit që po imponon rregulla dhe reduktim të hapësirës së lirisë së qytetarëve. Sipas drejtuesve të shteteve anëtare ky privilegj që u lejon terroristëve të komunikojnë nën perden e enkriptimit dhe privatësisë duhet të adresohet, pasi po ekspozon vendet ndaj goditjeve terroriste.

Samiti i NATO-s, hendek mes BE dhe Trump

Postuar në 25 Maj, 2017 20:30

NATO do të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, por kjo nuk do të thotë se aleanca do të marrë pjesë në operacionet luftarake. Samiti i parë i Aleancës me praninë e presidentit Donald Trump arriti të unifikohet për luftën kundër terrorizmit, por tregoi edhe hendekun e madh mes presidentit Trump dhe Bashkimit Europian.

Kuotat për NATO-n, Shqipëria dhe disa vende afat deri në maj

Postuar në 01 Prill, 2017 18:18

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka kërkuar nga vendet e NATO-s të përmbushin objektivin e GDP-së për shpenzimet e mbrojtjes. Qëllimi është që në samitin e ardhsmë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, aleatët duhet të përmbushin angazhimin e tyre për shpenzime në nivelin 2% të GDP-së, ose të kenë paraqitur plane të sakta për kohën kur do të arrihet ky objektiv. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. “Shpenzimet e mbrojtjes 2% janë ekuivalente me 70 miliardë euro..

Quo vadis Europa?

Postuar në 06 Mars, 2017 09:24

Quo vadis Europa? Kjo pyetje e ngritur nga Jean-Claude Juncker do të mbërrijë të mërkurën në tryezën e shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së, të cilët do të takohen dy herë këtë muaj: një në Bruksel të enjten dhe një herë tjetër në 25 Mars  në Romë,  në një samit përkujtimor për 60 vjetorin e Traktatit të BE-së, i nënshkruar në 25 Mars 1957 po në kryeqytetit italian.

Një samit ndërkombëtar për pasojat e komunizmit në Tiranë?

Postuar në 17 Janar, 2017 09:40

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve të Europës, një lëvizje e re që është shtrirë në 24 vende të Bashkimit Europian, njofton se do të zhvillojë një samit për dëmet e komunizmit në Shqipëri. Samiti parashikohet të mbahet në datat 7-9 prill 2017 në Tiranë dhe siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar, aty pritet të marrin pjesë rreth 200 aktivistë, politikanë, ministra dhe drejtues qeverish. 

Pages

Subscribe to RSS - samiti