BE, kërkohet thyerja e komunikimeve të koduara si masë kundër terrorizmit

Postuar në 23 Qershor, 2017 10:53

Në samitin e fundit të BE-së në Bruksel, mbajtur më 22 qershor, është miratuar në parim thyerja e kodimit të komunikimeve elektronike përmes shërbimeve si Whatsapp. Kjo në emër të luftës kundër terrorizmit që po imponon rregulla dhe reduktim të hapësirës së lirisë së qytetarëve. Sipas drejtuesve të shteteve anëtare ky privilegj që u lejon terroristëve të komunikojnë nën perden e enkriptimit dhe privatësisë duhet të adresohet, pasi po ekspozon vendet ndaj goditjeve terroriste. Mirëpo një ndërhyrje e Holandës ka bërë që privatësia të merret në konsideratë duke u përcakuar në tekstin e deklaratës, ndërkohë që edhe vende nordike kanë bërë presion në këtë drejtim.

Sipas burimeve diplomatike të cituara nga “euobserver”, vendet e tjera pranuan këtë vërejtje, por “privatësia nuk ishte prioriteti i tyre”. Franca është vendi kryesor që shtyn në këtë drejtim për arsye të përvojës së vet me goditjet terroriste. Po kështu ekipi drejtues i BE-së po bën thirrje ndaj kompanive të mediave sociale që të ndihmojnë më shumë në parandalimin e përhapjes së materialeve me përmbatje terroriste në internet. Sipas Donald Tusk kjo do të thotë zhvillim i instrumenteve që fshijnë automatikisht përmbajtje të këtilla. Por ka zëra që e shohin rregullimin përmes algoritmeve të njëanshmë, që nuk merr parasysh kontekstin dhe mund të prodhojë efekte të kundërta.

Europa po nxiton që të vendosë si prioritet sigurinë në kurriz të lirive, diçka që flet për veprim nën presionin e akteve terrorise, të cilat kryhen nga emigrantë me prirje ekstremiste.

https://euobserver.com/justice/138321

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.