Kuotat për NATO-n, Shqipëria dhe disa vende afat deri në maj

Postuar në 01 Prill, 2017 18:18

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka kërkuar nga vendet e NATO-s të përmbushin objektivin e GDP-së për shpenzimet e mbrojtjes. Qëllimi është që në samitin e ardhsmë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, aleatët duhet të përmbushin angazhimin e tyre për shpenzime në nivelin 2% të GDP-së, ose të kenë paraqitur plane të sakta për kohën kur do të arrihet ky objektiv. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. “Shpenzimet e mbrojtjes 2% janë ekuivalente me 70 miliardë euro.. Unë nuk  di ndonjë një politikan gjerman ta quajë këtë qëllim të arritshëm ose të dëshirueshëm"-ka deklaruar ai.

Vetëm pesë vende nga 28 anëtare të NATO-s kanë qenë mbi objektivin prej 2% në vitin 2016. Greqia, Estonia, Polonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Franca ka shpenzuar më pak se 1.8% të GDP-së së saj në fushën e mbrojtjes, ndërsa  Italia dhe Gjermania më pak se 1.2%, pavarësisht nga kriza e refugjatëve dhe tensionet gjeopolitike në rajon. Turqia ka ndarë këtë vit 1.6% të PBB-së për shpenzime që lidhen me mbrojtjen, ndersa Shqiperia 1.21%.

Është vlerësuar se 21 vendet e BE-së  që janë edhe anëtarë të NATO-s do të duhet të shpenzonjë 96 miliardë dollarë më shumë në vit për të kapur objektivin prej 2%. Sot kontributi i tyre shkon deri në 181.miliardë dollarë.

http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/74687/nato-amerikanikes-pieseis-gia-...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ah, ne kujtuam se NATO ishte nje mal i madh prej pilafi, ku ne do te shkonim me lugen ne brez e do te hanim pa paguar!

Submitted by Arben (not verified) on

NATO te mbron ndoshta nga ndonje sulm eventual i jashtetokesoreve (nga Rusia eshte diskutim kot sepse ata nuk jane agresive dhe nga terrorizmi islamik sic e ka treguar nuk mbron kend)! Kjo pagesa per NATOn duket me teper si gjobe!

Submitted by arian (not verified) on

me ne fund shyqyr se ne nuk na ka mbet ushtri fare. Jemi shteti me i vogel dhe me i dobet ne NATO, nese e duam mbrojtjen e Amerikes atehere duhet edhe ne te shpenzojme si duhet. Shko gjeni tanke e aeroplane me keto pare se boll na turperuat para gjithe botes qe i keni dhene zonen detare edhe ate ajrore grekeve.

Submitted by Para kot (not verified) on

Perse duhen keto para ? Nga kush do te duhet te mbrohemi ? "Thiz iz e mirakell of fidom"- tha ai i lideri i atehershem. Of fidom or of War ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.