Samiti i G 20, mbetet hendeku i klimës me SHBA

Postuar në 08 Korrik, 2017 18:58

Gjithcka që udhëheqësit botërorë mundën të bënin për ndryshimet e klimës gjatë samitit të G20, ishte një kritikë e fortë për presidentin amerikan, Donald Trump. Hendeku për këtë çështje nuk u kapërcye dhe lideret e  vendeve me te industrializuara te botes, përveç kreut të Shtëpisë së Bardhë ranë dakort të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së Parisit edhe pse Shtetet e Bashkuara vendosën të dalin nga zotimi i vitit 2015.

Udhëheqësit e ekonomive më të fuqishme të botës megjithatë gjetën dakordësinë në një tjetër pikë te diskutueshme. Ata u shprehën në favor të tregtisë së lirë dhe kundër proteksionizmit, duke njohur në të njëjtën kohë "mundësinë e masave mbrojtëse", por sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Samiti dy ditor i G20 u shoqerua me protesta te dhunshme gjate cilave qyteti i Hamburgut u perfshi nga flaket.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.