Rumania

Raporti: SHBA zhvendos armët bërthamore të instaluara në Turqi drejt Rumanisë

Postuar në 19 Gusht, 2016 15:14

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zhvendosjen e armëve bërthamore të instaluara në një bazë në juglindje të Turqisë, drejt Rumanisë. Raketat me mbushje bërthamore ndodhen në bazën e Incirlikut, e cila është bërë objekt shkrimesh në media dhe në qendrat studimore që kanë spekulluar se ajo mund të goditet nga sulme terroriste. Ato do të instalohen në bazën rumune të Deveselu, gjithnjë sipas faqes “Euractiv”.

Shqipëria fiton ndaj Rumanisë. Goli i parë historik në Europian, nga Armando Sadiku

Postuar në 19 Qershor, 2016 23:07

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka marrë fitoren e parë në kampionatin europian të futbollit kundrejt Rumanisë. Një fitore historike me rezultatin 1:0 e cila i jep kombëtares sonë 3 pikë dhe e rendit në vendin e tretë në një grup ku kryeson Franca, pasuar nga Zvicra. Goli u shënua në minutën ’43 ngha Armando Sadiku, pas një krosi në zonë. Sadiku finalizoi me kokë duke kontrilluar një pasim të vështirë. Një gol që hyn në historinë e futbollit shqiptar.

Rumania dhe Polonia brenda rrezes raketore ruse, kërcënojnë sigurinë e Moskës

Postuar në 06 Qershor, 2016 10:10

Moska akuzon SHBA-të se kanë refuzuar t’u përgjigjen sugjerimeve të Rusisë për të diskutuar mbi programin e mbrojtjes raketore të promovuar nga Uashingtoni. Deklaratat janë bërë nga zëvendës ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov, i cili e përshkroi nismën SHBA si "shumë e rrezikshme".

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë muajin e kaluar se do të jenë brenda rrezes së raketave ruse, sepse në territorin e tyre kanë zhvilluar sistemet amerikanë të mbrojtjes antiraketë, të cilën Moska e sheh si një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë .

Rumunët në protesta edhe kundër mediave televizive, askush nuk ka më besim

Postuar në 05 Nëntor, 2015 11:23

Dorëheqja e beftë e kryeministrit rumun, Viktor Ponta pas vdekjes së 32 të rinjve në një klub nate, nuk ka ulur revoltën e mijëra njerëzve, që marshuan për të dytën natë në Sheshin e Universitetit në Bukuresht.

Ata kërkojnë të ndalet korrupsioni dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Razvan Mitroi, gazetari që ka marrë pjesë edhe në revolucionin e 1989 nuk ka pritshmëri të larta kësaj here. “Nuk mund të ndryshosh klasën politike brenda natës, por ky është një sinjal i fortë, për të ndryshuar disa nga zakonet dhe organizimin”u shpreh ai.

Rumania ul TVSH-në nga 24 në 19 përqind, heq taksën e qarkullimit

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:46

Partitë politike në Rumani ranë dakord për të ulur TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar) nga 24 përqind që është aktualisht në 19 për qind. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga Janari i vitit 2016. Palët politike po ashtu arritën marrëveshjen për të hequr taksën e qarkullimit deri në vitin 2017.
Ministri i Ekonomisë, Eugen Teodorovici deklaroi se ulja graduale e nivelit të TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit për 2017 do të ndihmojnë në uljen e defiçitit buxhetor me rreth 2 përqind.

Pages

Subscribe to RSS - Rumania