Shqipëria fiton ndaj Rumanisë. Goli i parë historik në Europian, nga Armando Sadiku

Postuar në 19 Qershor, 2016 23:07

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka marrë fitoren e parë në kampionatin europian të futbollit kundrejt Rumanisë. Një fitore historike me rezultatin 1:0 e cila i jep kombëtares sonë 3 pikë dhe e rendit në vendin e tretë në një grup ku kryeson Franca, pasuar nga Zvicra. Goli u shënua në minutën ’43 ngha Armando Sadiku, pas një krosi në zonë. Sadiku finalizoi me kokë duke kontrilluar një pasim të vështirë. Një gol që hyn në historinë e futbollit shqiptar.

Ndeshja ka nisur me epërsinë e rumunëve që e dominuan atë deri në minutën ’20. Por mandej ajo ka kthyer gradualisht duke e zhvendosur lojën në mesfushë e mandej me kundërsulme të rrezikshme. Lavdia i shkon Sadikut, por padyshim që lojtari më i mirë sot ka qenë Memushaj. Një lojtar me kontroll të mirë topi, me pasime të zgjuara dhe pa emocione. Në formë të mirë ka qenë edhe Lila, Balaj dhe Ajeti. Duhet thënë se De Biasi ka bërë të funksionojë një kombëtare ku nuk është përfshirë Cana, i cili u fut në minutën ’82 dhe Xhaka. Pra trajneri italian ka ditur të mos e lërë ekipin në varësi të një apo dy lojtarëve.

Loja jonë ka qenë në përgjithësi kohezive, ku ndoshta Lenjani mund të bënte diçka më mirë. Po kështu ekipin e ka ndihmuar edhe forma jo e mirë e rumunëve që nuk arritën, me përjashtim të një rasti, të thyenin vërtetë mbrojtjen tonë. Fitore e merituar për Shqipërinë!

Rumunët pranë golit:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.