rritet

Taksa e pronës rritet me 20-50%, vihet në faturën e energjisë

Postuar në 13 Tetor, 2017 17:19

Nga janari qeveria do të fillojë të mbledhë taksën e pronës, një tarifë që do të vendoset mbi vlerën reale të tregut të dhe do të vilet përmes faturës së energjisë elektrike. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave thanë për televizionin Klan se rritja për individët do të variojë nga 20- 50% të shumës që paguhet sot, ndërsa për godinat në periferi nuk do të ndryshojë. Bizneset, që aktualisht paguajnë një tatim të lartë, do të kenë një taksë më të zbutur vitin e ardhshëm.

Trump “forcon” ushtrinë, rrit me 9% buxhetin

Postuar në 27 Shkurt, 2017 20:40

Donald Tramp, hartoi buxhetin e tij të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë për vitin 2018, duke propozuar një rritje prej 54 miliardë dollarësh për ushtrinë, 9% më shumë se buxheti i këtij viti. Afërsisht të njejtën shumë, presidenti amerikan ia ka hequr shërbimeve të tjera si asistenca e politikës së jashtme apo investimet për mjedisin. Teksa njofoi lajmin, Shtëpia e Bardhë nënvizoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë për sigurinë kombëtare dhe mirëqënien publike.

Nga 1 Marsi paga minimale shkon në 37 500 lekë

Postuar në 30 Nëntor, 2016 22:00

Nga 1 marsi i viti të ardhshëm paga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra, nga 220 që është aktualisht. Vendimi i qeverisë u bë publik nga kryeministri Rama në një takim me administratën ku tha se pagat mesatarisht do të rriten 7%, por për pagën më të ulët kjo rritje shkon në 36%.

Cikli aktual i çmimit të naftës përfundoi

Postuar në 24 Tetor, 2016 10:57

Ka pak ditë që në tregun shqiptar është reflektuar një rritje deri në 10 lekë për litër e çmimit të naftës. Grosistët ia faturojnë ndryshimit në bursa dhe rritjes tarifës vjetore të rilicensimit të karburanteve. megjithatë ky ndryshim duket se do të jetë nisja e një periudhe të re për shtrenjtimin e çmimit të naftës. Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, Khalid al-Faleh, u shpreh sot se cikli i uljes së çmimit të naftës ka prekur fundin, në një kuadër përmirësimi të parimeve bazë të tregut. “Cikli aktual i çmimit përfundoi.

Borxhi publik rritet sërish, 8.67 mld USD në qershor

Postuar në 24 Korrik, 2016 10:14

Është rritur sërish borxhi publik i Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare paraprake, të publikuara së fundmi nga ministria e Financave, tanimë shteti shqiptar “noton” në një detyrim financiar prej 1 trilion e 68 miliardë lekësh të reja, që do të thotë në valutë ekuivalenti i 7.86 miliardë eurove apo 8.67 miliardë dollarëve amerikanë.

Shqipëria, prishet balanca lindje-vdekje, rritet mosha mesatare e popullsisë nga 27 në 35 vjeç

Postuar në 19 Shtator, 2015 15:20

Para viteve ’90 Shqipëria kishte një moshë mesatare shumë të re, 27 vjeç duke qënë në këtë mënyrë dhe popullsia me moshë mesatare më të re në Evropë. Por vit pas viti ajo ka ndryshuar, për të ardhur në 2015 me 8 vjet rritje. Plakja e popullsisë është një fenomen shqetësues në pjesën më të madhe të botës.

Subscribe to RSS - rritet