Nga 1 Marsi paga minimale shkon në 37 500 lekë

Postuar në 30 Nëntor, 2016 22:00

Nga 1 marsi i viti të ardhshëm paga minimale do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra, nga 220 që është aktualisht. Vendimi i qeverisë u bë publik nga kryeministri Rama në një takim me administratën ku tha se pagat mesatarisht do të rriten 7%, por për pagën më të ulët kjo rritje shkon në 36%.
“Ne kemi pagën më të ulët në shtet sot për gjithë shërbimet mbështetese po themi, e kemi 220 milje lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet 375 mijë lekë të vjetra, a është mjaft, nuk është mjaft. Po a është shumë më tepër për njerëz rropaten për të krijuar kushtet higjenike, logjistike të punës në administratë prej nuk mbahet mend se kurrë me 220 mijë lekë të vjetra"-deklaroi kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.