Trump “forcon” ushtrinë, rrit me 9% buxhetin

Postuar në 27 Shkurt, 2017 20:40

Donald Tramp, hartoi buxhetin e tij të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë për vitin 2018, duke propozuar një rritje prej 54 miliardë dollarësh për ushtrinë, 9% më shumë se buxheti i këtij viti. Afërsisht të njejtën shumë, presidenti amerikan ia ka hequr shërbimeve të tjera si asistenca e politikës së jashtme apo investimet për mjedisin. Teksa njofoi lajmin, Shtëpia e Bardhë nënvizoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë për sigurinë kombëtare dhe mirëqënien publike. Nga ana tjetër Tramp mbajti të pandryshuara të ardhurat për Sigurinë Sociale dhe Mjeksinë, pavarësisht thirrjeve të republikanëve për reformë. Presidenti pritet të publikojë propozimin e plotë të buxhetit në mes të muajit mars, për t’ia çuar për miratim Kongresit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.