reja radioaktive
Studiuesit gjermanë: Reja radioaktive e 2017-ës me origjinë nga reaktorë rusë të tipit VVER
Kërkues të universitetit “Leibniz” në Hannover të Gjermanisë konfirmojnë se reja radioaktive që kaloi mbi Europë në vitin 2017 dhe që vazhdon të gjurmohet nga njësitë e mbrojtjes radioaktive, ka origjinë civile.
Sipas shkencëtarëve gjermanë ka shumë gjasa që burimi i resë radioaktive me përmbajtje të ruthenium-106 të jetë një impiant i riprocesimit të karburantit bërthamor.