reforma ne drejtesi

Rezistenca e fundit e LSI-së "e më the e të thashë"

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 10:22

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një diskurs të vetin sa i takon reformës në drejtësi dhe ndryshe nga protagonizmi që ka treguar në mbështetje të fasonëve apo prodhuesve të birrës në çështjen e reformës në drejtësi ka lënë përshtypjen e një "mishi të huaj".

Burgu i Donald Lu dhe burgu i Edi Ramës

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 22:50

Për t’i përshtatur një perifrazim lirik të tipit, “po na vjev po na vjen, bota zien bota zien” ndryshimeve të pritshme në sistemin e drejtësisë, bashkë me popullin spektatore duket se është edhe politika që i është dorëzuar devizës: Të presim e të shohim.

Gjuha e fortë dhe e drejtëpërdrejtë e ambasadorit amerikan për njerëz të pushtetshëm që do të shkojnë në burg dhe të tjerë që do t’u prishet gjumi para pushimeve, ka zgjuar kërshërinë jo vetëm të publikut, por edhe të parisë së vendit që jeton me ankthin se kë do kapi lapsi i ambasadës amerikane.

"Për disa po vjen burgu. Ndoshta duhet të kenë frikë"

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 19:35

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përsëritur gjatë një pritjeje të organizuar nga Komisioni për Reformën në Drejtësi, se kjo e fundit do të miratohet në pranverë dhe se shumëkush duhet të ndihet i trembur. “Kam besim se në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor. Këta njerëz kanë frikë se do humbin vendin e punës dhe të ardhurat e pista. Këta njerëz kanë frikë se do humbasin paratë e pista dhe do të përfundojnë në burg. Ndoshta këta njerëz duhet të kenë frikë. Duhet të gjendet një mënyrë që atyre t’u prishen pushimet’, tha Lu.

Optimizmi i Lu për reformën në drejtësi, kësaj rradhe në mes janë amerikanët dhe BE

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 11:50

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë marrë vetë në dorë çështjen e reformës në drejtësi. Mungesa e besimit te palët politike dhe gjendja ku ndodhet sistemi i drejtësisë edhe pas ndryshimit të pushtetit ka bërë që ndërkombëtarët ta udhëheqin vetë këtë proces, madje duke sugjeruar edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Ambasadori Donald Lu tha sërish se reforma në drejtësi do të largojë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë mbushur xhepat me paratë e pista.

Reforma që (s)duhet

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 17:51

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e ndjekur për hartimin e draftit të reformës në drejtësi.  Në një takim konsultativ me krerët e prokurorive të rretheve ku I pranishëm ishte dhe ministri i Drejtësisë, kryeprokurori tha se drafti për reformën në drejtësi është i nxituar dhe ka mungesë konsultimi.

Rama-ambasadorëve: Mos u besoni thashethemeve për qeverinë. Europa nuk duhet të mbajë turpin e izolimit të Kosovës (Video)

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 21:07

Në pritjen e fundvitit me ambasadorët, kryeministri Rama bëri një bilanc të qeverisjes së tij dy vjeçare dhe sfidave që Shqipëria ka përpara.. Kryeministri e vuri gishtin në plagë, duke folur për një sistem drejtësie ende të korruptuar, por edhe për një shoqëri që vuan nga kanceri i thashethemeve, sipas tij me ndikim edhe tek ambasadorët. “Një thashethem është një kancer shoqëror, është shumë e vështirë ta përmbash dhe të mos lejosh që të ndryshk trurin e njerëzve.

Komisioni i Venecias ka rrëzuar 70% të reformës në drejtësi

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 08:58

Kreu i grupit të ekspertëve të PD-së për reformën në Drejtësi, Enkelejd Alibeaj, i cili mori pjesë në konsultimet me Komisionin e Venecias, tha nga Strasburgu për “Panorama” se “Venecia” rrëzoi 70% të draftit të komisionit të posaçëm të reformës në Drejtësi.
Komisioni i Venecias ka vlerësuar nevojën urgjente për ndërhyrje të forta në Kushtetutë në funksion të reformën në Drejtësi, por ka kërkuar formulime më të sakta të disa neneve që lidhen me mandatet kushtetuese, procedurën e vlerësimit të gjyqtarëve dhe rolin e ministrit të Drejtësisë në disa institucione të kësaj fushe.

Të shtysh reformën në drejtësi

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 21:20

Janari në mos dramatik apo qesharak, do jetë patjetër i trazuar nga hyrja në fuqi e ligjit të dekriminalizimit dhe nisja e miratimit të reformës në drejtësi pas rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias. Kryeministri tha se “në Janar kur të mblidhet parlamenti do të jetë momenti i të vërtetës për shpifjet e SHQUP-it” lidhur me deputetët e inkriminuar të Partisë Socialiste.

Korrupsioni në gjyqësor, ose gjyqtarët hajdutë, kërkesë e panegociueshme nga BE

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:48

Bashkimi Europian po shprehet shumë qartë së fundmi për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Sidomos në gjyqësorin shqiptar. Fjalët e hapura, akuzat direkte, vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë si konstatime, njësoj siç flitet nga shumëkush në Shqipëri. E ndërkohë që edhe vetë kryeministri e quan gjyqësorin një korporatë, apo më keq, askush nuk i kërkon atij, apo ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, të provojnë atë që thonë. Gjithsesi deklaratat e Vlahutin duhen marrë si adresime direkte të BE-së që e ftojnë politikën të veprojë:

Konferenca Ipeshkvnore del hapur politikisht, ç’mendojnë katolikët për largimin e shqiptarëve dhe reformën në drejtësi

Postuar në 16 Nëntor, 2015 11:10

Është hera e parë që strukturat drejtuese të një organizimi fetar ekspozohen hapur politikisht mbi situatën në vend, duke parashtruar edhe kërkesa drejtuar klasës politike.Në Asamblesnë e Zakonshme të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në datat 10 dhe 11 nëntor 2015, sipas njoftimit zyrtar u diskutuan dy prej tyre temave që  kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën, jo vetëm të besimtarëve katolikë, por të gjithë shoqërisë shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - reforma ne drejtesi