Optimizmi i Lu për reformën në drejtësi, kësaj rradhe në mes janë amerikanët dhe BE

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 11:50

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë marrë vetë në dorë çështjen e reformës në drejtësi. Mungesa e besimit te palët politike dhe gjendja ku ndodhet sistemi i drejtësisë edhe pas ndryshimit të pushtetit ka bërë që ndërkombëtarët ta udhëheqin vetë këtë proces, madje duke sugjeruar edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Ambasadori Donald Lu tha sërish se reforma në drejtësi do të largojë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që kanë mbushur xhepat me paratë e pista.
“Propozimi aktual për reformën në drejtësi po u jep njerëzve shpresën se ndryshimi po vjen. Ekspertët tanë nga SHBA dhe BE u përfshinë aktivisht në çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe nga propozimet e mëparshme nevojitet një mekanizëm për të larguar gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë. Ky sistem i ri do të largojë nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Korrupsioni mbush xhepat me para të pista”, u shpreh ambasadori Lu.
Deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan Donald Lu dhe këmbëngulja e tij për reformën në drejtësi, kanë bërë që Huffington Post t’i kushtojë një shkrim Shqipërisë, për mënyrën se sip o ndryshon qasja e Amerikës ndaj politikanëve shqiptarë.
Gazetari Fron Nahzi shkruan se SHBA tashmë ka ndryshuar politikën e saj, duke mos mbështetur më udhëheqësit, por ligjet e forta.
“E frustruar nga lidershipi shqiptar në luftën kundër korrupsionit, SHBA po ndryshon politikën e saj nga mbështetja e udhëheqësve të fortë tek ligje të forta, një lëvizje e mirëpritur nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët prej shumë kohësh”, shkruan ai.
Sipas tij, amerikanët dhe europianët kanë bërë thirrje vazhdimisht për qeveritë që të luftojnë korrupsionin dhe nepotizimin. “Gjatë 25 viteve të shkuara, pushteti është spostuar mes dy partive të mëdha në vend, Socialistëve dhe Demokratëve, kurse parlamenti është bërë një shpellë hajdutësh. Çdo qeveri e ka injoruar këtë thirrje.
Shumë zyrtarë të zgjedhur e nisin punën me apartamente modeste dhe dalin prej andej me vila luksoze dhe ora Cartier e Gucci. Një lider i korruptuar është një kundërshtar fantastik; një lider i korruptuar, por i mbështetur nga fuqitë perëndimore, është një Goliath”, shkruan ai.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

E degjova direkt, ne transmetim live, zotin Don LU, ambasador i SHBA-ve ne vendin tone. Reagimi i tije, sot, nje dite mbas kundershtive qe i bene Reformes ne Drejteai, PROKURORI I PERGJITHSHEM, Adriatik LLALLA, dhe PD-ja, nepermjet Eduard HALIMIT, me krijon besimin se kjo pune ka per te ecur perpara. Me kundershtite e djeshme, sidomos nga kryeprokurori, tregon edhe njehere se sa i thelle eshte koorupsioni ne sistemin e drejtesise. Ku ishte deri dje ky kryeprokuror, pse nuk i pushoi nga puna prokuroret e paafte dhe te kooruptuar ? Kush e pengoi qe te zbatonte ligjin, te pakten ate ligj qe eshte ne fuqi ? Kundershtite e kryeprokurorit, jane ne sinkron, me reagimin kunder te PD, mbasi me Reformen ne Drejtesi, do te goditet krimi, vrasjet dhe vrasjet politike, vjedhjet dhe koorupsioni, si ne sistemin e drejtesise ashtu edhe tek zyrtaret, e larte, te mesem e te ulte. Me keto reagime, te PD dhe te Kryeprokurorit, u zbuluan edhe me mire, marredheiet e krimit me politiken dhe me drejtesine. Para tre apo kater diteve, edhe Kryetari Gjykates se Larte, Zaganjori, me nje kurajo te habitshme, edhe kjo ne sinkron me PD, i u kundervu Reforms ne Drejtesi, por ky, ne nje forme pak me te rafinuar. Ndersa, kryeprokurori (mbasi PD, dihet qe eshte kunder) u shpreh hapur dhe shume agresiv, kunder kesaje tforme. E gjithe kjo kundervenie, sic thashe edhe
me siper, e dirigjuar nga direkt Sali Berisha dhe Lulezim Basha, vjen ne te njejten linje, me projekt draftin e rekomandimeve te Komisionit te Venecias, i cili kerkon qe kryeprokurorit mos t'i nderpritet mandati, etj, etj. Mos krahu i kooruptuar i PD, e shtrin influencen, deri tek KOMISIONI I VENECIAS ? Ky opinion, ka kohe qe qarkullon tek i gjithe populli shqiptar, duke ditur lidhjet e forta, te dukshme e te padukshme, te Sali Berishes, me krahun mafioz ne Europe, sidomos, tek krahu regresiv i djathte europian, qe ka influence te forte, ne sferen politiko-juridike dhe vendim marrese te Keshillit te Europes, dhe ate direkt, te Komisionit te Venecias (nje komision i kooruptur, as mish e as peshk ne rekomandimet e tija).
Zoti ambasdor !
Populli shqiptar, ka besim vetem tek SHBA.
Lutem, si perfaqesues fuqiplote i SHBA-ve, ne vendin tone, vendosni shtetin ligjor tek ne. Insistoni ne Reformen ne Drejtesi dhe Dekriminalizimin. Po nuk u bene keto, kete vendin tone, PUSHTETIN do ta marre ne dore MAFIA, ne kuptimin e plote dhe te pervecem te kesaje fjale. Ne mos po, e ka marre, dhe nuk mund ti hiqet me Sali Berishes nga kthetrat e tija.
Zoti ambasador !
Lutem, beni c'eshte e mundur per te ndihmuar popullin shqiptar. Eshte fatkeqesi per ne qe kemi kete kaste politike.
Ky popull, meriton te kete dinjitet, drejtesi dhe prosperitet, me qellim qe te rimekembet.
Ju pershendes, dhe ju uroj shendet e pune te mbare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.