Komisioni i Venecias ka rrëzuar 70% të reformës në drejtësi

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 08:58

Kreu i grupit të ekspertëve të PD-së për reformën në Drejtësi, Enkelejd Alibeaj, i cili mori pjesë në konsultimet me Komisionin e Venecias, tha nga Strasburgu për “Panorama” se “Venecia” rrëzoi 70% të draftit të komisionit të posaçëm të reformës në Drejtësi.
Komisioni i Venecias ka vlerësuar nevojën urgjente për ndërhyrje të forta në Kushtetutë në funksion të reformën në Drejtësi, por ka kërkuar formulime më të sakta të disa neneve që lidhen me mandatet kushtetuese, procedurën e vlerësimit të gjyqtarëve dhe rolin e ministrit të Drejtësisë në disa institucione të kësaj fushe.
Komisioni i Venecias ka kërkuar rishikimin e propozimit për ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, duke propozuar riformulim të tij.
Gjithashtu është propozuar që të ketë edhe një mekanizëm antibllokim për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa propozon se kreu i akuzës nuk duhet të jetë pjesë e Komisionit Disiplinor për prokurorët.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Qe ja hodhi Tik LLALLA, ja hodhi, por jo se eshte merite e tije, eshte standarti qe ka perendimi per institucionin e prokurorit, dhe qe eshte gje shume e mire, por qe duhet te hiqet Tik LLALLA nga kjo pune, duhet te hiqej nje ore e me pare, dhe maxhoranca, duhej te kishte vepruar me kartona ne parlament e t'a shkarkonte per mbyllje hetimesh per krime te pandeshkuara se sa ta kamuflonte shkarkimin me reformen ne drejtesi. Eshte skuthllek nga ana e maxhorances. Jo burreri. Ndersa c'fare thote Enkeleid ALIBEAJ, nuk e marr per baze, duke ditur qe eshte komplet i pa afte, i pa pjekur, kalama nga trute, pothuaj sa mbi 95 % e atyre qe drejtojne PD e sotme, qe jane njerez qe nuk te frymzojne per te bere opozitarizem, por i detyrojne njerezit te largohen per dite e me shume nga PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.