Radio Vatikani

Mungesa e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, reagon Selia e Shenjtë

Postuar në 07 Shtator, 2016 21:41

Më 22 tetor të vitit 1991 u rivendosën marrëdhëniet në rang ambasadori mes Tiranës zyrtare dhe Vatikanit. Por 25 vjet pas rivënies së marrëdhënieve zyrtare, Selia e Shenjtë nëpërmjet organit të saj zyrtar "Radio Vatikanit" shpreh zhgënjimin që përfaqësimi i Shqipërisë në Vatikan nuk është në nivelin e duhur diplomatik.
"Sot në 25 vjetorin e marrëdhënieve mes selisë së shenjtë apostolike dhe Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit është pa ambasador."

Radio Vatikani: Shqetësuese mungesa e ambasadorit shqiptar në Selinë e Shenjtë

Postuar në 11 Janar, 2016 19:16

Seksioni në shqip i Radio Vatikanit raporton se në fjalimin tradicional drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, Papa Françesku   nënvizoi me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej. Një shenjë domethënëse të vëmendjes me të cilën Komuniteti ndërkombëtar ndjek aktivitetin diplomatik të Selisë së Shenjtë. Por organiz zyrtar i selisë së shenjtë shpreh shqetësimin për mospërfaqësimin e Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan.

Subscribe to RSS - Radio Vatikani