Pompeo

Non grata ambasadori i Iranit në Tiranë

Postuar në 19 Dhjetor, 2018 23:55

Ambasadori i Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe një tjetër diplomat iranian, janë dëbuar nga Shqipëria, pasi dyshohet se ishin  të përfshirë në planifikimin e një sulmi terorrist në vendin tonë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme  tha se shpallja non-grata e dy diplomatëve u bë pasi dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari që cënojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Fotolajm/Publikohet takimi Pompeo-Kim Jong Un

Postuar në 26 Prill, 2018 22:42

Shtëpia e Bardhë ka publikuar foto të takimit mes ish-kreut të CIA-s Mike Pompeo me kreun e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Takimi u zhvillua në fillim të muajit prill në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje mes ShBA dhe Koresë. Sot Pompeo është miratuar si sekretar Shteti në Senatin amerikan. 

CIA mohon të ketë gisht në revoltat e Iranit

Postuar në 08 Janar, 2018 16:53

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka mohuar çdo përfshirje të shërbimit të inteligjencës amerikane në demonstratat që tronditën Iranin ditët e fundit, duke mohuar akuzat e liderëve iranianë. "Janë gënjeshtra"- tha Pompeo. “Protestat i ka nisur populli iranian. Filluan dhe vazhduan me kërkesën për standarde më të mira jetese duke kundërshtuar sistemin teokratik në të cilat ata jetojnë (iranianët) që nga 1979, "shtoi kreu i CIA-s në deklaratat për rrjetin televiziv amerikan Fox News.

Informacione se Tillerson largohet nga drejtimi i Departamentit të Shtetit

Postuar në 30 Nëntor, 2017 16:38

Media të ndryshme po raportojnë për një lëvizje të mundshme në drejtimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Nuk dihet sa e vërtetë është nisur nga fakti se burim i lajmit është New York Times, por sipas këtij informacioni, Rex Tillerson do të zëvendësohet nga Mike Pompeo në detyrën e sekretarit të DASH.

Në vend të Pompeos, aktualisht drejtor I zbulimit amerikan, CIA, thuhet se do të caktohet senatori i Arkansasit, Tom Cotton.

Julian Assange akuzon publikisht CIA-n

Postuar në 05 Gusht, 2017 18:30

Themeluesi i Wikeleaks, Julian Assange në një opinion të botuar në gazetën "Washington Post"  akuzon publikisht CIA-n dhe kreun e saj, Mike Pompeo se janë kundër fjalës së lirë. Asange thotë se Mike Pompeo, në fjalimin e tij të parë si drejtor i CIA-s, zgjodhi t’i shpallë luftë fjalës së lirë dhe jo kundërshtarëve të vërtetë të Shteteve të Bashkuara, duke e konsideruar WikiLeaks si një "shërbim informacioni armiqësor".

Pages

Subscribe to RSS - Pompeo