platforma shqiptare

Ivanov kërkon të tërhiqet platforma shqiptare

Postuar në 26 Prill, 2017 22:30

Përderisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Kështu ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, duke akuzuar edhe njëherë Tiranën zyrtare për krizën në Maqedoni.  Sipas tij, platforma e gatuar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë është një nga pengesat për zgjidhjen e krizës.

Ivanov: Nuk e mandatoj koalicionin  Zaev -Ahmeti. Koalicioni VMRO-DPMNE – PDIU u prish nga një telefonatë

Postuar në 15 Prill, 2017 14:31

Presidenti maqedonas George Ivanov ka përsëritur edhe njëherë se dalja nga kriza politike ku ka hyrë vendi nuk mund të bëhet duket mandatuar Zoran Zaevin. Në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” Ivanov ka argumentuar me disa akrobaci “kushtetuese” se për cilat arsye nuk është mandatuar Zaev.

Nishani takohet me Ivanov, anjë fjalë për platformën shqiptare

Postuar në 16 Mars, 2017 18:04

Platforma shqiptare është ajo që po mban peng krizën politike në Maqedoni, për shkak të mospranimit të presidentit Ivanov për të mandatuar një qeveri të përbashkët LSDM-BDI dhe programit ku janë përfshirë edhe kërkesat e shqiptare. Megjithatë në një takim që pati në Baku të Azerbajxhanit me homologun Ivanov, presidenti Nishani nuk ka përmendur platformën shqiptare, por vetëm faktin që kriza politike të mos transferohet në krizë etnike.

Hungaria vë në lëvizje diplomacinë në BE kundër Platformës Shqiptare

Postuar në 06 Mars, 2017 20:12

Hungaria ka ndërmend të vërë në lëvizje institucionet e Bashkimit Europian për të dënuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, mbi të cilën partitë në Maqedoni po negociojnë të drejtat e tyre. Sipas agjencia maqedonase MIA, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u tha reporterëve se “Hungaria e dënon platformën dhe ndërhyrjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të një vendi fqinj”.

Platforma e gatuar në Tiranë prish "çorbën" e Maqedonisë

Postuar në 01 Mars, 2017 17:47

Marrin një tjetër kthesë zhvillimet në Maqedoni pas refuzimit që Presidenti Gjorge Ivanov, i bëri kërkesës për mandatimin e Zoran Zaevit si kryeministër. Pamvarësisht dorëzimit të 67 firmave që nevojiten për t’u mandatuar si negociator për krijimin e qeverisë së re, Zaevit i është kërkuar të hedhë poshtë dhe të mos pranojë platformën shqiptare si kusht për formimin e Qeverisë së re.

Subscribe to RSS - platforma shqiptare