Petrit Bardhi

Tallavaja e gjykatave/Ndryshon masa e sigurisë për të akuzuarin për trafik droge. "Është me azëm, gërrhet natën"

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:54

Gjykata në Lezhë ndryshoi masën e sigurisë për Petrit Bardhin, ish-kryetar komune në Kaçinar, i akuzuar për trafik droge. Siç raporton faqja “lapsi.al”, gjykata ka dhënë masën “arrest shtëpie” nga arrest me burg që ishte më parë. Arsyeja është e pazakontë: “Avokati mësohet të ketë thënë në gjyq se klienti i tij, 43-vjeçari vuan nga azma dhe për këtë arsye, gërhet natën. Gjyqtari ka qenë dakord dhe e ka pranuar këtë arsyetim”, raporton “lapsi.al”.

Shpallet në kërkim për drogë administratori ‘kauboj’ i PS në Kaçinar të Mirditës

Postuar në 22 Tetor, 2015 10:06

Policia ka shpallur në kërkim administratorin socialist të Njësisë Kaçinar në bashkinë e Mirditës, Petrit Bardhi, i akuzuar për trafik kanabisi drejt Greqisë. Bardhi ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.  Bashkë me të policia shpalli në kërkim edhe vëllain Florian Bardhi, ndërsa arrestoi shtetasin Simon Beqiri si kreun e grupit. Në shtëpinë e këtij të fundit u gjetën 424 kg kanabis që do trafikohej drejt Greqisë. Droga mendohet se ishte ne pronësi të vëllezërve Bardhi.

Subscribe to RSS - Petrit Bardhi