odebrecht

35 milionë dollarë rryshfet për Maduron e Venezuelës

Postuar në 14 Tetor, 2017 14:32

Një megaskandal ka përfshirë Venezuelën, pas një videoje të publikuar nga ish-prokurorja, Luisa Ortega. Në video përcillet dëshmia e një drejtuesi të firmës braziliane Odebrecht që deklaron se i ka paguar presidentit të vendit, Nicoals Maduro, një rryshfet prej 35 milionë dollarësh. Personi që flet në video me prokurorët është Euzenando Prazerës de Azevedo, sipas të cilit ndërmjetës të Maduros kërkuan kontribute të mëdha për fushatën e tij të vitit 2013. “Ai kërkoi 50 milionë $, por unë rashë dakord të paguaj 35 milinë $”, ka dëshmuar Azevedo.

Subscribe to RSS - odebrecht