nderhyrja ushtarake

Në emër të demokracisë/Franca mbështet opsionin ushtarak për krizën në Niger

Postuar në 06 Gusht, 2023 00:38

Grushti i shtetit në Niger ka provuar të disatën herë se Emmanuel Macron luan për strategjinë e madhe, por nuk e ka një të tillë. Seriali i dështimeve të tij në politikën e jashtme nuk ka të sosur: Liban, Turqi, Siri deri diku, në BE me krizën e sforcuar me Gjermaninë, për të mbërritur te poshtërimi në Australi vitin e kaluartv kur iu anullua një kontratë për nëndetëse bërthamore, të cilat iu kaluan ShBA. 

SHBA zbulon letrat/Vetëm sanksione ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Postuar në 08 Dhjetor, 2021 01:06

Ukraina është sheshi i betejës mes Rusisë dhe SHBA teksa Perëndimi nuk duket të ketë më vendosmërinë e dikurshme për të përparuar strategjikisht drejt Lindjes. Gjatë një takimi virtual prej dy orësh, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin, kanë parashtruar pikëpamjet e tyre duke bërë të qartë interesin e secilit shtet.

Parlamenti egjiptian autorizon ndërhyrjen ushtarake në Libi

Postuar në 21 Korrik, 2020 04:32

Parlamenti egjiptian ka autorizuar formalisht presidentin e vendit, Abdel Fattah El-Sisi që të  ndërhyjë ushtarakisht në Libi.

Turqia provon rrugën ushtarake në Siri

Postuar në 01 Mars, 2020 13:09

Turqia e Recep Erdoganit ka vendosur të provojë një zgjidhje ushtarake në Siri. Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka njoftuar se ushtria turke ka nisur operacionin “Mburoja Pranverore” për t’iu përgjigjur siç tha ai sulmeve të regjimit të Assad në Idlib. 

Rreth 2 200 trupa siriane, një dron, tetë helikopterë, 103 tanke, dhjetëra njësi artilerie, tre sisteme mbrojtëse janë neutralizuar

ka deklaruar Akar.

Thirrje për ndërhyrje ushtarake të BE-së në Libi

Postuar në 10 Shkurt, 2020 12:09

Ish-këshilltarja Speciale e Federica Mogherinit bën sot thirrje për ndërhyrje ushtarake të Europës në Libi. Përmes një shkrimi të publikuar në “Politico”, Nathalie Toçi, aktualisht drejtorer e Istituto Affari Internazionali, apelon për një rol të ri të Europës në një zonë që sipas saj është e ndërlidhur historikisht me kontinentin.

Teksa pranon se sjellja e BE-së në arenën ndërkombëtare është e zhvlerësuar nga moskonsiderimi i vazhdueshëm i zgjidhjeve apo dimensionit ushtarak të politikës.

Trump: Nuk përjashtohet ndërhyrja ushtarake në Venezuela

Postuar në 04 Shkurt, 2019 13:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ndërhyrja ushtarake në Venezuelë nuk përjashtohet.  Këto qëndrime ai i përcolli gjatë një interviste për CBS, por është e dyshimtë nëse ka ndonjë konsultim në nivel shtabi për këto çështje nisur nga praktikat e Trump që i pëlqen të bëjë shoë.

"Sigurisht është një opsion. Maduro ka kërkuar një takim me mua disa muaj më parë. E hodha poshtë kërkesën e tij sepse kishim ecur shumë në proces”, u shpre Trump. 

SHBA: Për Korenë e Veriut, në tryezë të gjitha opsionet

Postuar në 16 Prill, 2017 22:37

Administrata amerikane e Donald Trump është e përgatitur edhe për ndërhyrje ushtarake ndaj Koresë së Veriut, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit, gjenerali H.R. McMaster, deklaroi sot se SHBA shpresojnë që të mos kalohet në përdorimin e forcës, por nëse do të nevojitet SHBA nuk do të hezitojnë.

Ndryshon gjithçka/ShBA: Kina është dakord për ndërhyrje ushtarake në Korenë e Veriut

Postuar në 09 Prill, 2017 17:50

Goditja ushtarake ndaj Koresë së Veriut ngjan të jetë çështje kohe teksa edhe Pekini zyrtar ka dhënë mirëkuptimin për atë që sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, e quajti “nevoja për veprim ndaj një niveli të caktuar kërcënimi”. Deklarata e Tillerson u bë në një intervistë për CBS, përmes të cilës ai ka bërë të ditur se në takimin mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe Trump, u ra dakord që situata në gadishullin korean është serioze.

Subscribe to RSS - nderhyrja ushtarake