Parlamenti egjiptian autorizon ndërhyrjen ushtarake në Libi

Postuar në 21 Korrik, 2020 04:32

Parlamenti egjiptian ka autorizuar formalisht presidentin e vendit, Abdel Fattah El-Sisi që të  ndërhyjë ushtarakisht në Libi. Dhoma e Përfaqësuesve ka autorizuar presidentin që të “marrë masat e nevojshme” për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, vendim i marrë në kuadër të seancës plenare me temë “mbrojtjen e sigurisë kombëtare libiane dhe egjiptiane nga kërcënimet terroriste”.

Kushtetuta egjiptiane dikton që ndërhyrja jashtë duhet të miratohet nga Parlamenti dhe në këtë mënyrë Sisi ka marrë firmën finale.

Kajro është pozicionuar në mbështetje të gjeneralit Haftar në Libi, i cili kundërshton me mbështetjen ruse qeverinë e Tripolit, mbështetur me trupa turke. Konflikti duket se lidhet me një marrëveshje detare të Turqisë me Tirpolin që parashikon njohjen e interesave detare turke në Mesdheun Lindor, ndërkohë që Egjipti është një nga vendet që ka pjesë kryesore në atë zonë dhe që duket se ka pasuri të mëdha nëndetare. Një javë më parë Sisi bëri të qartë se ndërhyrja egjiptiane në Libi drejtohet kundër Turqisë, duke hapur kështu parantezën e një konflikti shumë të madh.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kajro*

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.