mocioni

Spanjë, drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti?

Postuar në 28 Gusht, 2016 14:03

Këtë të mërkurë Spanja do të vendosë nëse do t’i drejtohet sërish zgjedhjeve parlamentare për herë të tretë brenda një viti. Kryeministri aktual, Mariano Rajoy pritet të përballet me një mocion besimi në Parlament, pasi nuk ka arritur të krijojë shumicën e nevojshme për të qeverisur. Spanja ka 3 muaj pa një qeveri efektive që nga zgjedhjet e qershorit, që u zhvilluan edhe ato pas zgjedhjeve të dhjetorit.

Plani D – mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës?

Postuar në 11 Korrik, 2016 09:47

Para dy ditësh kryeministri Edi Rama foli për plane A,B,C lidhur me reformën në drejtësi dhe pasojat e saj politike. Mirëpo Nikollë Lesi, botues i “Koha Jonë” hedh idenë se ka një plan D që rrëzon këto që deklaron Rama. “Plani “A” është miratimi me konsensus i Reformës. Nuk do ndodhë. Jo se nuk duhet, porse nuk do Rama. Plani “B” do dështoj, pra fatkqesisht Reforma nuk miratohet. Plani “C” i Edi Ramës çuarje e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk do të mundet ! Fillon plani “D”. Mocion ndaj kryeministrit Rama.

Paraliza dhe manovrat zgjedhore në PS - çfarë mbetet nga kauzat e 2009-2013-ës?

Postuar në 09 Mars, 2016 20:40

Partia më e madhe politike në vend mbylli punimet e Asamblesë që në shumicë u ftua të mbronte idenë  e kryetarit, se pavarësisht shkeljeve statutore ai duhet të konkurojë vetëm përballë vetes, në shembullin e laburistëve. Propozimi suprizë për referendum pansocialist me opsion qëndrimin ose jo të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, para se të hidhej në asamble kishte marrë bekimin e numrit 2 të partisë, Gramoz Ruçit.

Kryetari i PS-së/Një variant është ndryshimi i Statutit. "Mocion ndaj kryetarit me vetëm 500 firma"

Postuar në 09 Shkurt, 2016 16:02

Pozicioni i Edi Ramës në krye të PS-së është vënë në diskutim për nga legjitimiteti statutor. Dhe rrëfenjat me laburistë, që janë shtënë në punë, duket se nuk kanë ngjitur edhe aq, sa kohë që një kryetar dhe kryeministër që ka 7 vjet në detyrë, duhet të ketë kurajën që të pranojë garën. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në Kongresin e 19 marsit, por një sugjerim mund të jetë edhe ndryshimi i Statutit. Kjo uk është zyrtare, por sot, “shqiptarja.com”, raportonte se nuk përjashtohet ndryshimi i nenit 30 të Statutit, ku përcaktohet se mocioni ndaj Kryetarit bëhet me 1/3 e firmave të anëtarësisë.

Pages

Subscribe to RSS - mocioni