meta

Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës

Postuar në 19 Shkurt, 2018 11:39

Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim.

Rama: Meta nuk e dëmton marrëveshjen me Greqinë

Postuar në 17 Shkurt, 2018 13:22

Edi Rama është i bindur se presidenti i vendit, Ilir Meta nuk do të kthehet në pengesë për finalizimin e mararveshjes me Greqinë. I ndodhur në Kosovë ku u nderua me medaljen e Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, kryeministri  foli në një intervistë edhe për negociatat em Athinën dhe cëcshtjet që janë në tavolinë.

Estrada presidenciale e konsultave

Postuar në 14 Shkurt, 2018 17:51

Sot është bërë publik lajmi se Ministria e Jashtme i ka dorëzuar Presidentit të Republikës kërkesën për marrjen e plotfuqisë për negociatorët që do të përfshihen në bisedime me Greqinë. Fjala është për marrëveshjen e detit, që kërkon ekspertizë teknike.

Kërkesa për plotfuqinë është ligjore, por ajo rrjedh edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kemi të bëjmë pra me kompetenca të Presidentit që ka tagrin për të dhënë autorizimin e negociatave.

Bushati sqaron padijeninë e Metës

Postuar në 08 Janar, 2018 22:51

Pak ditë më parë Ilir Meta u shfaq i shqetësuar për atë që e konsideroi si linjën antiamerikane të qeverisë, nisur nga vota e Shqipërisë në OKB për çështjen e Jeruzalemit.  Shqetësim të cilin e konkretizoi dhe me një letër drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump. Mund të quhet pa rezerva një nga ato lëvizje boshe në politikë që ekspozoi si amator Ilir Metën, ndonëse një politikan me përvojë, aq më tepër që ai ka qenë në dijeni të qëndrimit të Shqipërisë në OKB. Të paktën këtë pretendon ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për Ora News.

Dekoratat dhe medaljet, sa para kushtojnë?

Postuar në 07 Janar, 2018 14:34

1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën  korrik 2012-qershor 2017. Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo.

Dy fjalë për presidentin në krahasim me të shumë-anatemuarin Nishani

Postuar në 05 Janar, 2018 23:12

Ilir Meta e nisi presidencën me paralajmërimin për armatosje të popullsisë. E nisi pra me këmbën e majtë, apo me kokën e malësorit, siç i pëlqen të vetëidentikohet këto dy vitet e fundit.

Filogreku Meta dhe gazetari VIP që bëhet lajm për pyetjet që bën (Video)

Postuar në 01 Janar, 2018 20:48

Dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos mund të konsiderohet lajmi i javës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqinë fqinje ku mediat i kushtuan një hapësirë të rëndësishme për shkak edhe të sensibilitetit të çështjes.  

Meta sqaron lidhjet me Adriatik Llallën

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 22:48

Ilir Meta është përfolur si mentori i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe si të thuash dirigjent i presioneve apo shantazheve politike që formatoheshin në zyrat e Prokurorisë në shërbim të LSI-së.

Një lidhje që vazhdon të qarkullojë në mjegullën që la pas ikja e palavdishme e Adriatik Llallës, të cilin  ambasadori amerikan e damkosi përfundimisht kur tha se ishte personi që kishte refuzuar të hetonte politikanë të lartë. Ndonëse ajo që do kujtohet nga zoti Llalla ishte shtatori i arrestimeve që nuk erdhi kurrë. 

Dekreti për Janullatos

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 21:59

Sqarimetpër dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos kreu i Shtetit, Ilir Meta, i bëri gjatë një interviste në emisionin "Opinion" në Tv Klan. Më poshtë pasazhi video:

Opozitarizmi banal i LSI-së

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 14:30

U bënë gati katër muaj që përballë qeverisë së drejtuar nga Edi Rama është krijuar një opozitë e re parlamentare. Të paktën për çështje të caktuara, PD-ja dhe LSI-ja janë bërë bashkë, me një sipërmarrje politike që kulmoi me protestën e fundit me rastin e zgjedhjes së prokurores së përkohshme.

Pages

Subscribe to RSS - meta