Dekoratat dhe medaljet, sa para kushtojnë?

Postuar në 07 Janar, 2018 14:34

1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën  korrik 2012-qershor 2017. Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo. Por, përpos kësaj, duhet theksuar se medaljet dhe dekoratat, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave kanë një çmim përkatës, që i jepet insitiucionit apo inidividit, ose familjarëve në rast se ai nuk jeton. Presidenca nuk ka një raport për të gjitha dekorimet dhe kostot e tyre,  por një kronikë e Tema Tv jep një listë përmbledhëse, nga e cila shihet se dominojnë dy lloje dekoratash, titulli “Mjeshtër i Madh” dhe dekorata “Nderi i Kombit”. 

"Me një vlerë që varion nga 5000 deri 40 mijë lekë, kosto e këtyre dekorimeve shkon nga 25 milionë deri në 30 milionë lekë. Krahasuar me Kosovën, presidenca e së cilës ndan 24 dekorata, Shqipëria me ligjet e saj të tranzicionit e ka rrudhur numrin e tyre deri në 14 të tilla pas vitit 2013", raporton TemaTv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.