Filogreku Meta dhe gazetari VIP që bëhet lajm për pyetjet që bën (Video)

Postuar në 01 Janar, 2018 20:48

Dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos mund të konsiderohet lajmi i javës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqinë fqinje ku mediat i kushtuan një hapësirë të rëndësishme për shkak edhe të sensibilitetit të çështjes.  

Por edhe sepse vendimi i presidentit shqiptar u përshëndet nga autoritetet më të larta greke që i dhanë peshë të madhe politike këtij vendimi. Natyrisht që në media u shfaqën komente nga më të ndryshme për momentin që Ilir Meta zgjodhi të “shqiptarizojë” Kryepeshkopin Janullatos.  Por ai që u bë lajmi i dytë i kësaj ngjarje është një nga gazetarët VIP të Shqipërisë, moderatorit i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu dhe kjo për shkak të pyetjeve që ai i bën presidentit në intervistë.

Televizioni ANTENA i ka kushtuar një kronikë të veçantë pikërisht “agresionit” gazetaresk të Fevziut, me pyetjet dhe komentet e tij gjatë intervistës, që në rastin e gazetarit të njohur të TV Klan nuk ka rëndësi se mbi çfarë argumentash ngrihen, por kufizohen te personazhi që i bën.

Sa për shembull një prej komenteve të Blendi Fevziut gjatë intervistës me zotin Meta ishte se Greqia është ende një vend fanatik për çështjet fetare pasi përkatësinë fetare e ka ende në pasaportë. Aq më tepër që kritika kryesore e gazetarit në fjalë për dhënien e shtetësisë Kryepeshkopit është se Janullatos se nuk e flet mirë gjuhën shqipe, duke vënë presidentin në rolin e filogrekut.

http://www.protothema.gr/world/article/746144/erotiseis-misous-apo-alvan...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.