Rama: Meta nuk e dëmton marrëveshjen me Greqinë

Postuar në 17 Shkurt, 2018 13:22

Edi Rama është i bindur se presidenti i vendit, Ilir Meta nuk do të kthehet në pengesë për finalizimin e mararveshjes me Greqinë. I ndodhur në Kosovë ku u nderua me medaljen e Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, kryeministri  foli në një intervistë edhe për negociatat em Athinën dhe cëcshtjet që janë në tavolinë.

“Nuk mendoj se presidenti do të refuzojë, por ai ka gjithë të drejtën e vet që ta qëmtojë këtë proces. Nuk dua të mendoj se presidenti është përfshirë në agjendë politike, për ta dëmtuar këtë proces. Përkundrazi, besoj se presidenti do që të jetë i qartë dhe i saktë”-theksoi Rama në një intervistë për Klan Kosova.

Ai ka mohuar se ky proces të jetë i ngjashëm me atë të demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, ndërsa ka qenë i ashpër me opozitën shqiptare, duke theksuar se bisedimet me Greqinë po bëhen për të kthyer atë që u humb kur opozita e sotme ishte në pushtet.

Ne kemi bërë një proces të vështirë, me tension të ngritur, sepse nuk kemi pranuar të heshtim përballë këtij problemi serioz, që ka të bëjë me integritetin territorial të Shqipërisë, për të drejtat e çamëve, për ligjin e luftës. Marrëveshja e re nuk do të jetë përsëritje e marrëveshjes së vjetër”- u shpreh kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.