lorenc vangjeli
Vetëzbulimi si kryeheroi i “Kështjellës”
Shumica në pushtet ka nisur të asimilojë idenë se një mandat i tretë është shumë i mundshëm. Ideja në fjalë është hedhur në fillim nga kryeministri aktual që ka ende llogari për të rregulluar me firmat e veta dhe siç mund të merret me mend dhe të kuptohet, ajo nuk lidhet me realizimin e ndonjë vizioni apo projekti. Jo. Ajo është grepi rekrutues dhe korruptues i një grupimi ekonomik me militantë nga pas të cilëve u është rigjallëruar shpresa se do të vijojnë ta shtyjnë kështu si dollibashët e një dasme që e paguajmë ne.
Kush është ministri që nuk kallëzon në Prokurori dhunën ndaj një të afërmit të vet?
Gazetari Lorenc Vangjeli ka deklaruar dje se pak kohë më parë, ka ndodhur një ngjarje e cila ka përfshirë të afërmin e një ministri.
'I afërmi i një ministri u masakrua nga një personazh i botës së krimit, u mbajt e fshehtë. Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh’