krize

Bota në krizë, 300 milionë njerëz në nevojë për ndihmë

Postuar në 14 Mars, 2024 22:15

 

Update/Pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, krizë e papritur në marrëdhëniet Serbi-Maqedoni

Postuar në 21 Gusht, 2017 12:00

Krizë e papritur në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe për këtë është bërë shkak Kosova. "Sputnik" raporton se qeveria maqedonase ka hartuar një propozim ku mbështet ofertën e re të Prishtinës për t'u anëtarësuar në UNESCO. Si pasojë e këtij veprimi, Beogradi tërhoqi për konsultime të gjithë anëtarët e misionit diplomatik në Shkup. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Maqedonisë konfirmoi ekzistencën e një notë proteste nga pala serbe, pa i përmendur arsyet.

Sistemi bankar i Europës nën tension

Postuar në 30 Korrik, 2016 20:39

Irlanda dhe Spanja tejkaluan krizën dhe dolën nga programi i mbështetjes financiare që u shoqërua me masa të ashpra shtrënguese, por bankat e tyre vijojnë të jenë nën tensionin e krizës, çka mban të ngritura antenat e alarmit.

Treguesit që sipas PD jemi në krizë

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:32

Kryetari Partisë Demokratike ka publikuar shifra që që sipas tij tregojnë krizën e ekonomisë. Deficiti tregtar rezulton të jetë 14.4% me i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë. Importet në qershor 2016, rezultojnë 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6 mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar - qershor 2015. Fuqia blerëse është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave.

KESH lajmëron krizë të prodhimit të energjisë

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 11:04

Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga prodhimi vendas. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm (janar-shkurt).

Ban Ki Moon viziton refugjatët në Itali: Situata, krizë e solidaritetit global

Postuar në 18 Tetor, 2015 10:18

Ban Ki Moon, gjatë një vizite në vendstrehimin “Saint Egidio Community” në Romë tha se situata e emigrantëve dhe refugjatëve është një “krizë e solidariotetit global”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, u takua me refugjatë dhe fëmijët e tyre.

Ekonomia shqiptare, Arben Malaj e Zef Preçi: Prag stanjacioni, po funksionon nën kapacitetet

Postuar në 13 Gusht, 2015 22:42

Studiuesit e ekonomisë shqiptare theksojnë me shqetësim faktin që rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë akoma më poshtë se parashikimet. Në një raport të “Zërit të Amerikës” ekonomia është pothuaj në stanjacion, të ardhurat kanë rënë, po ashtu ranë investimet vendase e të huaja. Ndërsa borxhi dhe deficiti u thelluan. Profesor Arben Malaj i Universitetit të Tiranës, për “Zërin e Amerikës thotë që ritmet e ulta të rritjes ekonomike do të zgjatin kohën për të ulur borxhin, masat do të jenë më të rrepta dhe pasojat sociale do të shtohen.

Subscribe to RSS - krize