komisioni qendror i zgjedhjeve

Zyrtare/Parlamenti ka 122 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta

Postuar në 17 Qershor, 2019 13:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për kërkesën e tij për numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas shkresës zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetë. Kjo është zyrtare si shifër dhe është komunikuar për institucionin e Presidentit ndaj të cilit ku Parlament ka miratuar një rezolutë dhe ka nisur procedurat e shkarkimit.

Zgjedhjet nisin pa standarde. Regjistrohet në shkelje të ligjit partia e Astrit Patozit

Postuar në 27 Prill, 2019 11:27

Farsa elektorale e zgjedhjeve të 30 qershorit është plotësuar me regjistrimin jashtë ligjit të partisë së Astrit Patozi, Bindja Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dominuar nga militantët e Partisë Socialiste ka votuar pro regjistrimit si subjekt zgjedhor të saj, duke prodhuar një akt administrativ që me gjasë do të ankimohet. Ka nisur kështu procesi zgjedhor me shkelje të hapura që shkojnë përtej anomalisë që prodhon bojkoti i opozitës.

Subscribe to RSS - komisioni qendror i zgjedhjeve