Zgjedhjet nisin pa standarde. Regjistrohet në shkelje të ligjit partia e Astrit Patozit

Postuar në 27 Prill, 2019 11:27

Farsa elektorale e zgjedhjeve të 30 qershorit është plotësuar me regjistrimin jashtë ligjit të partisë së Astrit Patozi, Bindja Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dominuar nga militantët e Partisë Socialiste ka votuar pro regjistrimit si subjekt zgjedhor të saj, duke prodhuar një akt administrativ që me gjasë do të ankimohet. Ka nisur kështu procesi zgjedhor me shkelje të hapura që shkojnë përtej anomalisë që prodhon bojkoti i opozitës. Me këtë rast kryetari i KQZ-së, Klement Zguri që ka votuar kundër regjistrimit tha

Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë.
Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur për të kryer vendime politike.
Në zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej.
Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dh demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore. Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.