keshilltaret

Akuza e Trump për këshilltarët: Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin

Postuar në 24 Qershor, 2019 16:08

Duan të më shtyjnë në luftë me Iranin

Kështu citojnë mediat amerikane presidentin Donald Trump, i cili i ka konfiduar një personi të afërt me të se nga brenda stafit të tij ka patur përpjekje që të provokojnë luftë me Iranin.

Këta njerëz duan të më shtyjnë në luftë dhe është kaq e neveritshme. Ne nuk kemi nevojë për luftëra të tjera

Pyet zemrën se çfarë do bësh se gjykatën e zhbëre!

Postuar në 20 Mars, 2019 21:53

Zoti Rama ka rifutur në lojë deputetët e vet besnikë për të goditur presidentin e Republikës. Ermonela Fellaj dhe Lindita Nikolla kanë thyer monotoninë e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit për të dalë sot me qëndrime që kundërshtojnë kreun e shtetit.

Jep efektet e para fushata antiruse e PS

Postuar në 16 Mars, 2018 20:02

Mesa duket ka dhënë efektet e para politike fushata antiruse e Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj. Akuzat për lidhje të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj me Kremlinin kanë shkaktuar tërmet politik në Këshillin Bashkiak të Belshit. Duke mos pranuar këtë situatë 3 këshilltarë të LSI, 1 i PLL dhe 1 i Ballit Kombëtar i janë bashkuar  PS-së.

Në një deklaratë për shtyp këshilltarët  u shprehen  se kur garuan për LSI ata ishin të bindur në  se koalicioni i Ilir Metës ne Berishën në 2009 ishte thjesht një gabim rastësor, që ishte harruar e nuk do të përseritej më kurrë.

LSI: Ujësjellësi në Tiranë, 30% faturime, lidhje të paligjshme të bizneseve të deputetëve të PS-së

Postuar në 25 Korrik, 2017 22:15

Partia Demokratike ka deklaruar se do të kundërshtojë nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës propozimin për rritjen e çmimit të ujit. Sipas këshilltarëve të saj më së pari duhet çuar ujë te konsumatori, mandej të rritet çmimi.

LSI-ja nga ana e vet ka thirrur në një seancë dëgjimore kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj, pas së cilës në emër të këshilltarëve të vet ka lëshuar një deklaratë sipas të cilës çmimi i rritur nuk duhet të përfshijë shtresat në nevojë dhe biznesin e mallrave të shportës. Në deklaratën e vet, grupi i këshilltarëve të LSI-së nënvizon edhe se:

Këshilltarë nga Kroacia për kryeministrin shqiptar. Sërish falas si Tony Blair?

Postuar në 07 Nëntor, 2016 15:42

Përveç Fate Velajt, kryeministri shqiptar në detyrë, Edi Rama, duket se preferon këshilltarë të huaj. Në fillim zgjodhi Tony Blair, pastaj u përfol Shakashvili, ish-president  Gjeorgjisë. Kuptohet të dy falas, në sajë të miqësisë strategjike me të dyja vendet.

Së fundmi këshilltarët po vijnë nga Kroacia.

Këshilltarët e PD-së në Bashkinë Tiranë fitojnë gjyqin. Gjykata detyron kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj të japë informacion

Postuar në 17 Qershor, 2016 13:31

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj detyrihet nga Gjykata Administrative që të japë informacion për këshilltarët e kësaj bashkie që i përkasin Partisë Demokratike. Situata absurde u bë e njohur para disa javësh kur këshilltarët denoncuan mosdhënien e informacionit duke paralajmëruar padinë civile. “Ashtu sikundër ju kemi bërë me dije, prej më shumë se 2 muajsh kemi qenë të detyruar, si rezultat i teatrit absurd të z.Veliaj, për të fshehur çdo informacion, t’i drejtohemi Gjykatës Administrative.

Veliaj si stuntman i kryeministrit në Bashkinë e Tiranës. Asnjë përgjigje për kërkesat për informacion për punët publike

Postuar në 27 Prill, 2016 15:54

7 punë në 7 ditë. Ndryshimi, rilindja, konsultimi, bashkë me qytetarët, pedonale, gjelbërimi. Këto fjalë që bëjnë pjesë në “PS-Cloud” të ulur këmbëkryq në Bashkinë e Tiranës i kemi dëgjuar prej muajsh tashmë. Artikulues i tyre është Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, i cili është aty si zëdhënës i Edi Ramës, literalisht i tillë, por edhe në rolin e një imituesi perfekt, jo pse adhuron shefin, por ndoshta sepse modeli i shefit të sukesesshëm në Bashki duhet mbajtur gjallë, si kundërpeshë ndaj katastrofës në qeverisjen qendrore.

Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Tiranë përfundon në Gjykatë

Postuar në 01 Shkurt, 2016 13:52

Çështja e biletës së shërbimit urban në Tiranë përfundon në Gjykatë. Këshilltarët demokratë në Bashki kanë depozituar sot padinë përkatëse, shoqëruar me deklaratën se rritja e çmimit është akt abuzib. “Sot në emër të Partisë Demokratike dorëzova në Gjykatë kërkesën për shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Erjon Veliajt për rritjen me rreth 40% të çmimit të biletës së transportit urban qytetas në Tiranë, si një akt abuziv që do të rëndojë më tej xhepat dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.

Subscribe to RSS - keshilltaret