LSI: Ujësjellësi në Tiranë, 30% faturime, lidhje të paligjshme të bizneseve të deputetëve të PS-së

Postuar në 25 Korrik, 2017 22:15

Partia Demokratike ka deklaruar se do të kundërshtojë nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës propozimin për rritjen e çmimit të ujit. Sipas këshilltarëve të saj më së pari duhet çuar ujë te konsumatori, mandej të rritet çmimi.

LSI-ja nga ana e vet ka thirrur në një seancë dëgjimore kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj, pas së cilës në emër të këshilltarëve të vet ka lëshuar një deklaratë sipas të cilës çmimi i rritur nuk duhet të përfshijë shtresat në nevojë dhe biznesin e mallrave të shportës. Në deklaratën e vet, grupi i këshilltarëve të LSI-së nënvizon edhe se:

“...problematikat që ka ujësjellësi i Tiranës...nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për rritjen e çmimit, po pikësëpari me domosdoshmërinë e mirëmenaxhimit të këtij sektori jetik dhe të ujit si pasuri kombëtare; për rritjen e faturimeve që janë në një nivel skandaloz që nuk i kalon as 30 përqind të prodhimit, për luftën kundër informalitetit e lidhjeve të paligjshme të shumë bizneseve të deputetëve të PS–së apo të bizneseve të klientëve të pushtetit me fabrika birre, me fabrika pijesh freskuese apo alkoolike, me pika karburantesh që përdorin pa kontratë ujin e pijshëm për lavazhe e me dhjetëra e dhjetëra biznese të tjera te zona e Freskut, në Tufinë, në unazën e re apo në të gjithë autostradën deri në Vorë!”

Këto z. Veliaj nuk i ka zënë në gojë ndërkohë që shkëpuste lidhje  lavazhesh dhe banesash. Teatri i zakonshëm.            

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.