kandidimi

Gjukanoviç, sërish në garë për president

Postuar në 20 Mars, 2018 11:17

Milo Gjukanoviç do të kandidojë sërish për president të Malit të Zi. Ai ka njoftuar dje se do të marrë pjesë në votimet e muajit të ardhshëm.

Lëvizja e tij është thuajse e paprecedentë në Ballkan. Gjashtë herë kryeministër, një herë president, tre dorëheqje nga politika. Gjukanoviç rikthehet kësaj radhe me velin e një properëndimori të vendosur, por edhe të dikujt që ofron garanci se di të sit ë mbajë pushtetin në një vend që ka qenë pikë kritike e përplasjes Rusi-SHBA.

Katër kandidatë për kreun e PD-së. Patozi: Normalizim statutor procesit, Basha të dorëhiqet

Postuar në 01 Korrik, 2017 18:57

Në garën për për kryetar të Partisë Demokratike kandidojnë tashmë 4 kandidatë. Lulzim Basha, që ka hapur procedura antistaturore, Eduard Selami, Erjon Piciri dhe së fundmi edhe Astrit Patozi. 
Ky  i fundit duket se përfaqëson grupin e demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe që sot ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës kërkon mbledhjen e kryesisë dhe futjen e procesit në shina statutore. Vetë Patozi paraqiti ndër të tjera disa kërkesa që sipas tij rrjedhin nga nevoja e normalizmit të situatës në parti dhe kthimin e besimit. 

Hillary Clinton po mendon kandidimin për bashkinë e New York-ut?

Postuar në 19 Janar, 2017 11:09

Hillary Clinton do ta fitonte me diferencë bashkinë e New York-ut nëse do të vendoste të kandidonte. Këtë tregon një sondazh i publikuar të mërkurën, duke përforcuar zërat se ish-sekretarja e Shtetit po mendon rikthimin në skenën politike pas humbjes shokuese në zgjedhjet presidenciale. 
Kandidatja demokrate do të siguronte një përqindje 49 për qind nëse do të futej në garë, ndërkohë që kryebashkiaku aktual Donald de Blazio që shpreson në rikonfirmimin e postit ka vetëm 30 për qind të preferencave e të elektoratit. 

Rama me ndërgjegjie të qetë: Doshin, Ndokën dhe Prengën do t’i kandidoja sërish

Postuar në 17 Shtator, 2015 22:11

Kryeministri Rama ka hequr çdo përgjegjësi nga vetja për përfshirjen në listat e deputetëve të Partisë Socialiste emrave si  Tom Doshi, Armando Prenga apo Arben Ndoka, duke thënë se do të bëntë të njëjtën gjë nëse do të kthehej pas në kohë. I ftuar në emisionin Top Story Rama tha se nuk mund të ishte profet për të parashikuar devijimin e deputetëve nga rruga e ligjit.

Pages

Subscribe to RSS - kandidimi