Hungaria

Epidemia nacionaliste, Kroacia në radhë pas Hungarisë?

Postuar në 04 Maj, 2016 12:55

Koalicioni qeverisës në Kroaci ka tërhequr vëmendjen për një prirje nacionaliste të ngjashme me atë që haset aktualisht në Hungari. Njësoj si kjo e fundit, edhe Kroacia bën pjesë ndër ato vende që kanë traditë në instalimin e regjimeve nacionaliste, të përfshira madje në krime si në rastin e Luftës së Dytë Botëore. Duket se cikli po mbyllet dhe retorika po riadaptohet në formën e një shpagimi historik, por edhe ndoshta pse alternativat e tjera janë diskredituar.

Hungaria, referendum për kuotat e emigrantëve

Postuar në 25 Shkurt, 2016 00:27

Për herë të parë një vend europian do të zhvillojë një referendum për kuotat e detyrueshme të BE-së për emigrantët.  Qeveria hungareze ka kundërshtuar planin, sipas të cilit, vendi duhet të presë rreth 2300 emigrantë, nga shpërndarja e 120 mijë emigrantëve në të gjithë kontinentin. Në një konferencë për shtyp, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se “askush nuk i pyeti popujt europianë, nëse i mbështesnin kuotat detyruese”.  Autoritetet hungareze kanë ngritur një gardh në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, për të ndaluar emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Europën Perëndimore.

Banka e Shqipërisë gati të injektojë para në treg për të çliruar kreditë

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 23:12

Në 2016-ën, Banka e Shqipërisë do të injektojë në treg para si formë për të financuar sipërmarrjet private dhe për të ulur interesat e larta të kredive në euro. Ky model u zbatua një vit më parë nga Banka Qendrore Europiane, e cila dha 1.1 trilionë euro.

Sipas Vizion Plus akoma nuk është vendosur se sa para do të hidhen në treg për t’i blerë bonot e bankave, megjithatë të njëjtat burime thonë se përveç këtij mekanizmi do të shihen dhe mënyra të tjera se si bizneset do të jenë të interesuara të marrin paratë.

"Të mirët" dhe të "këqinjtë" e BE-së*

Postuar në 25 Shtator, 2015 12:38

"Edhe një fitore e tillë dhe ne jemi të humbur", mund të ketë menduar ndonjë politikan evropian pas votimit të ministrave të brendshëm të BE për kuotat e refugjatëve sipas parimit të shumicës. Pazarllëku i vazhdueshëm në lidhje me marrjen e njerëzve të dëshpëruar, të cilët janë të detyruar t'ia kthejnë shpinën atdheut të tyre për shkak të luftës dhe mjerimit, është i turpshëm. Shifrat e negociuara janë kapërcyer prej kohësh, vetëm në Gjermani priten pesë herë më shumë refugjatë deri në fund të vitit.

Çështja e refugjatëve, Maqedonia mendon të ngrejë murin si Hungaria

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:33

Ka mundësi që Hungaria të përfundojë ndërtimin e murit kufitar me Serbinë në ditët e para të tetorit, i cili do të jetë i gjatë 175 km. Kjo është deklaruar nga Zv/Kryeministri hungarez Janosh Lazar, sipas të cilit ka pengesë, pasi është kritikuar fuqishëm nga Franca dhe Gjermania. Sipas Lazar, "kufiri do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur vendin, veçanërisht në qoftë se policia do të patrullojnë në anën tjetër".

Pages

Subscribe to RSS - Hungaria