Himara

Presidenti i Republikës: Në Himarë, politikat zhvillimore të harmonizohen me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë historike e kulturore

Postuar në 18 Gusht, 2016 14:14

Një përfaqësi e komunitetit himarjot ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Takimi siç bën me dije Zyra e Presidentit, u realizua me kërkesë të përfaqësisë e cila ka si shqetësim kryesor çështjen e pronës në zonën e Himarës.

Thirrje për protestë kundër asimilimit të himarjotëve dhe grabitjes së pronave

Postuar në 09 Gusht, 2016 15:19

Binzesmeni Nikollaq Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, ka shpërndarë një thirrje për protestë përmes profilit të tij në Facebook. Neranxi flet për një plan asgjësimi në pikën më të ndjeshme: pronën. “Ai qe e ndjen veten pasardhes te himarioteve trima dhe te pamposhtur, duhet te vije me 14 gusht ne oren 19 ne Spile, ti themi jo grabitjes se pronave, jo asimilimit dhe cberjes tone si komunitet bashke me historine tone te lavdishme! Himariotet e pare luftuan me piratet e detit, ne himariotet e vitit 2016, duhet te luftojme me piratet e pushtetit!

"Ka një skenar të errët për ta zhbërë Himarën"

Postuar në 02 Korrik, 2016 15:36

Ish-deputeti himarjot, biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan në profilin e vet në Facebook për atë që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Policia komunikoi për një zënkë për motive të dobëta, por Neranxi flet për një skenar të errët. Më poshtë statusi i Neranxit:

Në Himarë katër vjet më parë...dhe dyzimi për një minoritet në bregdet

Postuar në 01 Korrik, 2016 16:20

Pas incidenteve të fundit në Himarë ku në Këshillin Bashkiak pati përplasje fizike, reagoi Ministria e Jashtme greke. Në fokus është çështja e pronave, por Greqia ngre pretendime për të drejtat e minoritetit. Një ditë më pas, pra sot, është përgjigjur Ministria e Jashtme shqiptare që ndër të tjera thotë: “Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare.

Propaganda demode e “Rilindjes Urbane”

Postuar në 19 Qershor, 2016 17:57

Ka dy ditë që media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një vidopostimi të kryeministrit Edi Rama. Himara ka rilindur, kjo është pak a shumë idea që qëndron pas lajmeve të sfrocuara me psikozë autosugjestionuese, në funksion të idesë se “po dhe po”, Himara ka Rilindur.

Çfarë është bërë në Himarë? Është rikonstruktuar shëtitorja, e cila është filmuar dhe është shitur për shqiptarët si fillimi i një epoke të re. A thua nuk kemi qenë që në kopësht në Himarë për të parë sesi ka qenë!

Rikualifikimi Urban i Himarës, PBDNJ: Studimet amatoreske synojnë çrrënjosjen e helenizmit dhe ndryshimin demografik të zonës

Postuar në 17 Qershor, 2016 17:37

Dega e OMONOIA-s dhe e PBDNJ-së Himarë kanë ngritur shqetësimin se plani për  Rikualifikimin Urban të qendrës së Himarës ka për qëllim dëmtimin dhe çrrënjosjen e komunitetit helen të Himarës dhe ndryshimin demografik të kësaj zone. Në deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se ky shqetësim i është përcjellë qysh vitin e kaluar kryeministrit  Rama, por ai e ka shpërfillur.

Çerek shekulli dhe regjistrimi i pronave është ende në start

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:15

Në pjesën bregdetare të Bashkisë së Himarës, ose në territorin e vjetër të kësaj njësie të qeverisjes vendore, procesi i rregjistrimit të tokave është ende “në start”. Për një periudhë 25-vjeçare, pothuajse nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Në përballje me specialistë të fushës, termi që dëgjon prej tyre është “zonë e pamenaxhuar”, çka i frenon të gjitha përpjekjet e mëtejshme të të interesuarve, për të vepruar. Problemet e shumta me pronat në këtë zonë, kanë bërë që, nismat e mëparshme të dështonin pothuajse qysh në start.

I lindur për udhëheqës. Gazeta Shekulli: Himara nxjerr këngën “Mirëseardhe, Koço djali”. Himara e përgënjeshtron

Postuar në 29 Shtator, 2015 10:07

Pages

Subscribe to RSS - Himara