Propaganda demode e “Rilindjes Urbane”

Postuar në 19 Qershor, 2016 17:57

Ka dy ditë që media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një vidopostimi të kryeministrit Edi Rama. Himara ka rilindur, kjo është pak a shumë idea që qëndron pas lajmeve të sfrocuara me psikozë autosugjestionuese, në funksion të idesë se “po dhe po”, Himara ka Rilindur.

Çfarë është bërë në Himarë? Është rikonstruktuar shëtitorja, e cila është filmuar dhe është shitur për shqiptarët si fillimi i një epoke të re. A thua nuk kemi qenë që në kopësht në Himarë për të parë sesi ka qenë!

Kjo muzikë e transformimit urban është përsëritur sot nga kryeministri që ka përmendur investimet në Sarandë, Qeparo etj.. Edhe këtu një shëtitore, apo një ndërhyrje në rrugë, shitet për transformim dhe investim. Pa mohuar vlerën e çdo pune që bëhet, duhet të mos pranojmë që të na fyejnë kaq hapur, pasi ata që kanë jetuar në këto qytete/za/fshatra, e dinë shumë mirë se ato tashmë “janë dhjerë” e duhet shumë punë, por Punë e Vërtetë, që të flasësh për Rilindje urbane. Është pak e vështirë të flasësh për rilindje urbane në zona ku njerëzit kanë ikur në masë, e qytezat janë populluar me të ardhur. 'Urbane' është një fjalë me përmasë më të gjerë sesa asfaltim i rrugës, apo pastrimi sezonal i një plazhi. 

Për të kuptuar sesi efekti video është i manipulueshëm kurdoherë, po sjellim videon e postuar nga kryeministri – i cili shpërndan edhe foto mes popullit në një demonstrim të pakuptueshëm propagandeje demode - bashkë me dy video të tjera, zgjedhur rastësisht në Youtube, të cilat janë realizuar në vitet 2014-2015. Himara është po ajo, me ngjyrat e veta, natyrën dhe bukurinë që ia ka falur tjetër kush. Atë bukuri që e shëmtojnë pa masë fjalët e Facebook-ut.

Video e postuar nga kryeministri në profilin e vet Facebook:

Video realizuar në vitin 2014:

Video realizuar në vitin 2015:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.