Himara

Rasti i (pronave të)Himarës

Postuar në 27 Tetor, 2017 14:53

Avokati Bojken Bendo që mbron Shoqatën për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës Himarë drejtuar nga Nikollaq Neranxi arsyeton në një intervistë që publikohet nga gazeta "Panorama" situatën ligjore me planin rregullues. Avokati shprehet se çështja është në gjykatë dhe se për të drejtën e komunitetit ka shpresë. Më poshtë intervista(titulli është i ResPublica):

Cilat janë shkeljet ligjore nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore në raport me pronën në Himarë dhe projektin urbanistik të qeverisë?

Himara, Këlcyra dhe Butrinti

Postuar në 11 Tetor, 2017 21:01

Çfarë i bashkon Këlcyrën, Himarën dhe Butrintin? Në pamje të parë asgjë, por në fakt i bashkojnë disa gjëra. Në të trija vendet po ndërtohet. Dhe këto ndërtime kanë sjellë përplasje. Në të trija rastet kërkohet ndërhyrje sipas ligjit dhe në të trija rastet ministrat, që janë disa përfaqësues të emëruar, kanë bërë gjyqtarin e faktit, pa patur asnjë tagër dhe në funksion të presionit mediatik e politik.

Tallje dhe dështime diplomatike për shqiptarët dhe Shqipërinë

Postuar në 01 Tetor, 2017 10:41

Ja një shembull i fundit se çfarë do të thotë diplomaci efektive përballë kapardisjes me fjalë boshe. “Shenja.tv” raporton se Maqedonia do të detyrohet të heqë nga tekstet çdo gabim, stigmatizim, apo hartë me përmbajtje irredentiste ndaj Greqisë për vetëm katër muaj. Teelvizioni në fjalë raporton se ky nxitim është imponuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka negociuar çështjen e emrit, për të cilin Athina ka paralajmëruar me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. 

Konsensus PS-PD për Himarën, Athina i kujton Tiranës integrimin në BE

Postuar në 31 Gusht, 2017 12:16

Megjithë polemikat Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi planin rregullues të Himarës  ku përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së votuan pro. Plani rregullues i Himarës parashikon zgjatimin e shëtitores së qytetit deri në afërsi të portit, ndërsa nga zgjatimi i saj preken disa ndërtime në këtë zonë, të cilat do të shemben. Mes personave të prekur nga ky plan janë edhe vetë Beleri dhe Neranxi, të cilët zotërojnë prona në mesin e ndërtesave që parashikohen të shemben pas miratimit të planit.
Athina e konsideron kete shkelje te te drejtave te Njeriut te minoritetit grek ne vendin tone.

PBDNJ – OMONIA: 15 familje autoktone në Himarë, po dëbohen nga tokat e tyre

Postuar në 13 Qershor, 2017 14:48

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe organizat e minoritetit grek, Omonia, kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës denoncojnë atë që e cilësojnë si sulm ndaj Himarës.

Himara që sot e tutje është “nderi ynë”

Postuar në 06 Maj, 2017 19:42

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” për Krahinën e Himarës. Motivacioni është mbresëlënës:

Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa. Bijtë e saj, me pushkë e penë, kanë ditur të shkruajnë faqe të lavdishme në identitetin tonë kombëtar, dhe të shpalosin vlera të rralla etnofolklorike kulturore”.

Fjalë të urta e citate nga Ungjilli, kryeministri i mençur si përherë. Dule: Ti edhe Perikliun e shikon me çallmë

Postuar në 03 Nëntor, 2016 15:14

Ka patur disa replika të ashpra sot në Parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Për Greqinë, Himarën, Athinën, gravurat e Edi Ramës në Facebook, Gjergj Dushmanin etj., gjithnjë në një lojë që ushqen të dyja palët me karikimin nacionalist që u mungon kaq shumë. Mund të besojë njeri se Edi Rama shqetësohet vërtet për shqiptarët e Greqisë, sidomos ata të vjetrit, kur sot në Greqi arvanitasit dhe çamët ortodokosë, nuk thirren të dëgjohen se çfarë mendojnë për përrallat me Dushmanë që shpëtojnë qytetërimin?

Himara mes grabitjes së pronave dhe pashaportizimit të patriotëve

Postuar në 01 Nëntor, 2016 15:41

Çfarë po ndodh në Himarë? Dikush mund të lexojë historinë e të nxjerrë konkluzionet vetë, dikush tjetër lexon mediat dhe politikën, ka ndonjë tjetër që bën patriotin me kurs historie. Ka disa qëndrime të cilat po ciklojnë një tension artificial kur trajton terma etnikë, por real për atë që fsheh: pronën.

Nikollaq Neraxni, biznesmen nga Himara postonte dje këtë status:

Ambasadorja e re greke, Sourani, sinjalizon fundin e buzëqeshjeve Kotzias – Bushati. Greqia “bëhet pjesë” e protestave në Himarë

Postuar në 22 Shtator, 2016 14:45

Duket se Greqia ka vendosur të mos vijojë më negociatat miqësore me Shqipërinë në stilin e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias. Intervista e ambasadores së re Eleni Sourani(http://www.respublica.al/2016/09/20/ambasadorja-greke-n%C3%AB-tiran%C3%AB-kufiri-detar-%C3%A7%C3%ABshtje-e-zgjidhur-q%C3%AB-n%C3%AB-vitin-2009-%C3%A7am%C3%ABt-e), ishin një sinjal i qartë në këtë drejtim.

Pages

Subscribe to RSS - Himara