hakerat

“Yahoo” pranon vjedhjen e të dhënave të 500 milionë përdoruesve

Postuar në 23 Shtator, 2016 14:06

Të dhëant e 500 milionë përdoruesve të regjistruar në Yahoo janë vjedhur. Informacione personale, emra, e-maile, numra telefoni, datëlindje, fjalëkalime  si dhe pyetje e përgjigje të pakoduara u hakeruan nga hakera të cilët kompania i cilëson si “të sponsorizuar nga një shtet”. Sulmi ndodhi në vitin 2014 dhe ai po hetohet nga Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I vjen radha Soros/Hakerat publikojnë 2 576 dokumente të Fondacionit. Strategji dhe direktiva për ndikim në politikë dhe zgjedhje

Postuar në 15 Gusht, 2016 13:04

I akuzuar si arkitekt i cdo revolucioni dhe përmbysjeje regjimi në 25 vitet e fundit në Europë, por edhe si njeriu që qëndron pas “Letrave Panameze”, George Soros është më së fundi objektiv i një sulmi. Mediat ndërkombëtare raportojnë për hakerimin e sistemit informatik të organizatës së tij, si pasojë e të cilit janë hedhur online 2 576 dokumente. Grante për fondacione të ndryshme, objektiva politikë, strategji veprimi, etj., pak a shumë këto shfaqen në dokumentet e publikuar nga DCLeaks, që drejtohet nga “aktivistë amerikanë që duan të zbulojnë të vërtetën për vendimmarrjen në ShBA”.

Qeveria e zbuluar nga sulmet kibernetike, studentët hakerojnë web-in e Ministrisë së Arsimit

Postuar në 10 Nëntor, 2015 22:22

Qeveria mund të rrëzohet edhe me vezë, por edhe me pak manovra në interenet. Studentët që protestuan para pak ditësh në Fakultetin e Shkencave kanë bërë jofunksionale faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Ëeb-i i një agjencie kaq të rëndësishme shtetërore që përfshihet edhe në institucionet e sigurisë kombëtare është hakeruar  lehtësisht nga studentët që gjetën një tjetër mënyrë për të protestuar kundër reformës në arsimin e lartë. Përveçse një formë e re proteste, çfarë ndodh nëse hakerohen kaq lehtësisht faqet e të gjitha agjencive shtetërore?

Pages

Subscribe to RSS - hakerat