Qeveria e zbuluar nga sulmet kibernetike, studentët hakerojnë web-in e Ministrisë së Arsimit

Postuar në 10 Nëntor, 2015 22:22

Qeveria mund të rrëzohet edhe me vezë, por edhe me pak manovra në interenet. Studentët që protestuan para pak ditësh në Fakultetin e Shkencave kanë bërë jofunksionale faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Ëeb-i i një agjencie kaq të rëndësishme shtetërore që përfshihet edhe në institucionet e sigurisë kombëtare është hakeruar  lehtësisht nga studentët që gjetën një tjetër mënyrë për të protestuar kundër reformës në arsimin e lartë. Përveçse një formë e re proteste, çfarë ndodh nëse hakerohen kaq lehtësisht faqet e të gjitha agjencive shtetërore? A është e pregatitur qeveria shqiptare të mbrohet edhe nga sulmet kibernetike? Nga burime mësohet web-et zyrtare të qeverisë i janë besuar një firme rumune, produkti i së cilës është thyer kollaj nga studentët që qëlluan me vezë kryeministrin. Ata duket se janë shumë të më avancuar se qeveria edhe në teknologjinë e informacionit ku siguria duket se është afër zeros. Përveçse ka dalë zbuluar në këtë aspect qeveria nuk duhet të neglizhojë edhe mesazhin e protestës

 “po na tallin, po na dhunojne, po na zhvatin, e ne cpo bejme? ne ankohemi neper kafene. mjere ne per veten tone! marshoni bashke me studentet qe neser femija apo nipi juaj te mos shkelet me kembe se nuk do tjeni ne gjendje ti paguani arsimimin. ka ardhe koha qe zeri yne te degjohet. se bashku jemi me te forte se kurre” ”-thuhet në thirrjen e studentëve të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.