gazmira sokoli

Shkenca dhe ngacmimet seksuale në arsimin e lartë - rasti i SHBA*

Postuar në 03 Shtator, 2020 01:44

 

Ngacmimet seksuale janë të shumta në botën akademike. Kjo del nga një raport i vitit 2018 i botuar nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë. Si anëtarë të komitetit që është autor i këtij raporti, ne ua kemi paraqitur gjetjet e tij kolegjeve dhe universiteteve në të gjithë vendin(në SHBA). Ka qenë kënaqësi të shohësh kaq shumë udhëheqës që duan të adresojnë ngacmimet seksuale në institucionet e tyre. Por, strategjitë që shumë nga këta udhëheqës po ndjekin, thjesht nuk funksionojnë.

Libani që ne njohim po merr fund

Postuar në 04 Gusht, 2020 21:14

 

Çfarë pamje ka një shtet kur bie në kolaps? Është një pyetje që analistët e bëjnë gjithnjë e më shpesh për Lindjen e Mesme, ku pesë shtete aktualisht janë në një farë krize ekzistenciale. Megjithatë, njëri prej këtyre shteteve qëndron veçmas. Jemeni, Siria, Iraku dhe Libia kohët e fundit janë përballur me kryengritje, luftë civile, ndërhyrje të jashtme dhe përplasje mes përfaqësuesve rajonalë. Për kontrast, kriza e Libanit është e vetënxitur dhe dhe kjo e bën atë shumë më të pashpresë.

Anatomia e katastrofës së samitit për Kosovën

Postuar në 27 Qershor, 2020 14:08

 

Në mars të këtij viti, administrata Trump projektoi me sukses rrëzimin e një qeverie miqësore në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Në vend të një operacioni të fshehtë të CIA-s, administrata dhe ambasada amerikane zgjodhën presionin e hapur. Pak javë pas pezullimit të ndihmës për zhvillim dhe kërcënimit për tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s, qeveria e kryeministrit reformist Albin Kurti u rrëzua.

Bisha e fjetur. Vullkanet e Napolit

Postuar në 22 Qershor, 2020 19:59

  

Kthimi në epokën e Kisingerit

Postuar në 14 Qershor, 2020 12:41

 

Virusi godet të gjithë sistemin

Postuar në 24 Maj, 2020 23:14

Kur flet me mjekë të kujdesit intensiv në të gjithë Britaninë e Madhe, të rraskapitur pas javësh që merren me pacientët me Covid-19, ajo që të thonë herë pas here është: "Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë".

Ata e dinin që një sëmundje e re po vinte qëkur u shfaq rasti i parë në Kinë. Dhe ndërsa numri i rasteve rritej, mjekët nëpër Britani lexonin raportimet e dorës së parë nga kolegët në Kinë, dhe më pas në Itali - në revista shkencore dhe në media sociale - për intensitetin e infeksionit.

Rikthimi i sferave të influencës në Euroazi

Postuar në 24 Maj, 2020 15:56

 

Tendencat gjeopolitike të dy dekadave të fundit tregojnë se shtetet kryesore në Euroazi po punojnë për të rikrijuar zonat e tyre të ndikimit. Në këtë mënyrë, ato po sfidojnë SHBA-të, që nënkupton një sfidë korresponduese për rendin ekzistues botëror. Megjithëse Uashingtoni do të jetë në gjendje të kufizojë ambiciet e disa fuqive, ai ka pak mjete me të cilat mund të pengojë ambiciet e Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Njeriu brenda Makinës

Postuar në 11 Maj, 2020 22:32

 

Në vitin 1770, një lloj roboti që luante shah, i ndërtuar nga një shpikës hungarez, u kthye në sensacion në të gjithë Evropën. Ai kishte pamjen e një njeriu në përmasa reale dhe ishte prej druri. Roboti mbante një veshje turke dhe qëndronte ulur pas një kabineti, mbi të cilin qëndronte një fushë shahu. Krahu i tij mund të lëvizte gurët në fushë. Turku mekanik ishte i aftë të mposhtte edhe lojtarët më të mirë në shah. I ndërtuar për të zbavitur perandoreshën Maria Tereza, fama e tij u përhap shumë përtej Vjenës dhe ata që vizitonin oborrin e saj këmbëngulnin ta shihnin.

Drejt deflacionit terminal

Postuar në 04 Maj, 2020 00:28

 

Përpjekjet e shëndetit publik për të kufizuar pandeminë e koronavirusit kanë sjellë kolapsin më të fortë ekonomik në histori dhe përpjekjet për ta kufizuar atë kolaps kanë sjellë eksperimente të pashembullta në politikën monetare. Rezerva Federale e ShBA-ve ka krijuar nëntë lehtësira të reja në formë kredish, në përpjekjet e saj për të furnizuar të gjithë botën me likuiditet dollari.

Koronavirusi, ky vrasës i globalizmit që ne njohim

Postuar në 14 Mars, 2020 17:12

 

Pages

Subscribe to RSS - gazmira sokoli