gaz

Rusia vazhdon furnizimin me gaz të Europës përmes Ukrainës

Postuar në 05 Mars, 2023 11:53

Rusia vazhdon të furnizojë Europën me gaz përmes territorit ukrainas. Gazprom, kompania e njohur ruse ka njoftuar se po vijon furnizimin përmes stacionit të pompimit në Sudzha në volumin e 39.3 milionë metrave kub në ditë. Pala ukrainase ndërkohë ka refuzuar kërkesën për të hapur një rrugë kalimi edhe nga stacioni i Sokhanovkas.

Rruga ukrainase mbetet e vetmja për gazin rus në Europë pasi Nord Stream është bllokuar tërësisht, kurse rrugët e jugut, si Turkish Stream apo Blue Stream janë dedikuar për vendevt e Europës Jugore.

Vonuan po nuk harruan, arrestohet Albin Kurti (Video)

Postuar në 24 Nëntor, 2017 12:39

Për gazin lotsjellës të hedhur në sallën e kuvendit sesionin e kaluar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është u arrestua nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Prokuroria. Ai u vu nw  pranga teksa po hynte në ambientet e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.
Po ashtu edhe Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sakaq raportohet se Policia e Kosovës u ka hedhur gaz lotsjellës deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre.
 

Indinjatë ndërkombëtare për regjimin e Asad

Postuar në 06 Prill, 2017 10:07

Bastisja me armë kimike në Siri ka shkaktuar reagime të shumë udhëheqësve botërorë, të cilët fajësojnë qeverinë e Asadit për masakrën me të paktën 86 civilë të vrarë, 30 prej të cilëve fëmijë dhe 20 gra. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Mjekët pa Kufij thanë se viktimat kishin simptoma të të shkaktuara nga agjentë neurotoksikë si gazit Sarin.

Qeveria takson edhe gazin e lëngshëm për makinat

Postuar në 05 Nëntor, 2016 11:56

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të aplikojë akcizë edhe mbi gazin e lëngshëm të makinave. Me paketën e re fiskale llogaritet që akciza që do të vendoset për gazin e lëngshëm vetëm për automjetet do të jetë 10 deri në 12 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar.

Një deputete hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, shtyhet seanca

Postuar në 23 Tetor, 2015 17:21

Tanimë duket sikur është bërë një normë. Ende pa filluar seanca, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gazin lotsjellës e ka hedhur deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha një orë pushim. Gjendja ishte në prag të eskalimit, para Kuvendit të Kosovës, pasi aktivistët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur hodhën bocë me ngjyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, boca këto që kanë çliruar edhe tym.

Gjermanët e Siemens fitojnë tenderin për kompresorët e TAP

Postuar në 05 Shtator, 2015 20:59

Kompania gjermane Siemens fitoi tenderin për 6 hiper-kompresorët turbo që do të vendosen në stacionet e TAP në Shqipëri dhe Greqi. Gazeta greke Kathimerini raporton se 3 hiper-kompresorë të gazit qdo të prodhohen nga Siemens do të instalohen në Greqi dhe 3 të tjerë në Fier.

Subscribe to RSS - gaz