Gjermanët e Siemens fitojnë tenderin për kompresorët e TAP

Postuar në 05 Shtator, 2015 20:59

Kompania gjermane Siemens fitoi tenderin për 6 hiper-kompresorët turbo që do të vendosen në stacionet e TAP në Shqipëri dhe Greqi. Gazeta greke Kathimerini raporton se 3 hiper-kompresorë të gazit qdo të prodhohen nga Siemens do të instalohen në Greqi dhe 3 të tjerë në Fier.

Në një deklaratë Ian Bradshaw, përfaqësues i konsorciumit të TAP tha se : "Unë dua të falënderoj të gjithë kompanitë që morën pjesë në këtë garë. Pas një procesi rigoroz të vlerësimit dhe të tenderit, Siemens është përzgjedhur për përvojën, ekspertizën dhe rekord të fortë të sigurisë në sigurimin e njësive shumë të besueshme të kompresorëve të gazit, të cilat formojnë një pjesë integrale të tubacionit sonë”.

Shqipëria u bë pjesë e projektit të gazësjellësit TAP pas një lobimi të fortë të qeverisë Berisha që i hapi rrugë negociatave për kalimin e gjurmës dhe fillimit të punimeve. Në Shqipëri tubacionet e TAP do të futen në Korçë dhe do të dalin në Fier për të kaluar më pas në Adriatik drejt Italisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.