gati

Më në fund PD tërheq ministrat nga qeveria

Postuar në 16 Gusht, 2017 16:06

Pas afro tre muaj bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë bërë gati dorëheqjet të cilat prititet t’i zyrtarizojnë të enjten. Akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimit të raportit për strandartin e zgjedhjeve. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike u bënë pjesë e kabinetit Rama, pas marrëveshjes së 18 majit  si garanci për të monitoruar administratën gjate fushates dhe standartin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Franca, gati sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri

Postuar në 16 Shtator, 2015 09:11

Agjensia e lajmeve AFP raporton se Franca do të zhvillojë sulme ajrore kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) në Siri në javët e ardhshme. Lajmin e njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian. I intervistuar nga “radio France Inter” dhe i pyetur se kur, avionët bombardues francezë, që zhvillojnë që prej 8 shtatorit fluturime mbi Siri për grumbullim informacioni, do të fillojnë bombardimet, ministri francez u përgjigj se bombardimet do të fillojnë “në javët në vijim, sapo të jenë mirëidentifikuar objektivat”.

Subscribe to RSS - gati