Më në fund PD tërheq ministrat nga qeveria

Postuar në 16 Gusht, 2017 16:06

Pas afro tre muaj bashkëqeverisje me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë bërë gati dorëheqjet të cilat prititet t’i zyrtarizojnë të enjten. Akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimit të raportit për strandartin e zgjedhjeve. Ministrat teknikë të Partisë Demokratike u bënë pjesë e kabinetit Rama, pas marrëveshjes së 18 majit  si garanci për të monitoruar administratën gjate fushates dhe standartin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pak ditë më parë lidhur me qëndrimin e tyre ende në qeverinë Rama reaguan ashpër edhe aleatët e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi i kërkuan Lulzim Bashës të largojë urgjent ministrant e saj teknikë nga qeveria dhe të mos e kthejë në qesharake dhe kompromentuese opozitën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.