etika

Marrëzia e pornos etike

Postuar në 22 Gusht, 2021 17:00

 

Kur rrjeti social me pagesë OnlyFans njoftoi të enjten se do të ndalojë përmbajtjen "seksualisht të qartë" u bë njësoj me Playboy-n, në kohën kur vendosi të botonte vetëm artikujt. Duhet thënë se disa nga artikujt ishin mjaft të mirë, por padyshim që nuk ishin kurrë pika më e fortë e revistës. Në të njëjtën mënyrë, ndërsa mund të gjesh shumë gjëra në OnlyFans që nuk janë pornografi - këshilla trajnimi nga atletët dhe DJ -të që sigurojnë "përmbajtje frymëzuese" - të gjithë e dinë se kjo nuk është arsyeja që shumica e njerëzve hyjnë në këtë faqe.

Gradohet në zero fjalori dhe etika: Kryeministri flet për..."Dashin e Havasë"!!!

Postuar në 08 Qershor, 2017 15:55

Nuk ka rëndësi vendi dhe arsyeja, rëndësi ka që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përfaqësues i të gjithëve, flet përpara disa qytetarëve me kombësi greke sesi Vangjel Dulja, është bërë bashkë me Dashamir Tahirin, çamin, dhe ka harruar të drejtat e minoritetit. Nga njëra anë kritikohet përçarja, nga ana tjetër u thuhet minoritarëve se “Vangjeli u bë me çamin”. Por kjo është fare çikërrimë krahasuar me fjalorin të kryeministri që e thërret publikisht Tahirin si “Dashi i Havasë”, një mënyrë private me të cilën mund të thirret personi.

Flakje e relativizmit etik

Postuar në 07 Maj, 2017 14:26

Dikur gjithçka do të kalojë. Edhe për botën do të kujtohesh si për lumin e turbullt! Kjo sentencë melankolike e Dhiatës së Vjetër zgjon tek unë dy emocione kundërthënëse: ndjesinë se ajo universalisht është e vlefshme dhe, kryesisht, e saktë, por edhe ndjesinë se ajo në ndonjë detaj të rëndësishëm është thelbësisht e gabueshme! Dhe, e di edhe përse: nëse kalon dhe asgjë s’mbetet, atëherë krejt njësoj është se çka bëjmë, madje krejt njësoj është se përgjithësisht a kemi jetuar – unë ose tërë njerëzimi!

Veshja, shprehje e dinjitetit njerëzor

Postuar në 01 Shtator, 2016 08:18

Veshja, së bashku me ushqimin dhe strehimin, është një aksesor i domosdoshëm për ekzistencën bazike të jetës së trupit tonë, ashtu siç thuhet: “Në qoftë se ke të hash e të vishesh, të mjafton”. Ajo e mbron trupin nga agjentët natyralë, si: lagështira, të ftohtët, të nxehtët. Përvoja njerëzore në shekuj ka përcaktuar edhe garderobën që i përshtatet çdo klime në hapësira të ndryshme gjeografike të globit, prandaj kemi një gamë të pafund stilesh dhe formash veshjeje.

Racizmi klasor i Jozefinës dhe racizmi etnik i Kokëdhimës

Postuar në 31 Janar, 2016 11:21

Jo vetëm në një rast, por nuk ka ditë që shqiptarët të mos përballen me ndotjen më të rëndë akustike që vjen prej fjalës dhe, meqenëse ligjërimi politik që zotëron kudo është bërë forma zotëruese e ndotjes akustike, thuajse çdo ditë shqiptarët helmohen me mesazhe të errëta, të zeza që ua bëjnë jetën edhe më të rëndë nga ç’është në të vërtetë. Po çfarë e ndan ligjërimin serioz nga ligjërimi makabër? Si e kanë zgjidhur vendet demokratike dhe të qytetëruara këtë krim akustik?

Mediat shqiptare kalojnë cakun e idiotësisë

Postuar në 20 Janar, 2016 20:45

Papërgjegjshmeria dhe vulgariteti i mediave shqiptare ka tejkaluar çdo cak. Në shumë raste nuk bëhet fjalë më vetëm për mungesë etike e profesionalizmi, por realiteti shkon deri në një budallepsje kolektive. Televizionet shfaqin masivisht progame të mbushura me idiotesira në kuptimin e plotë të fjalës, dhe po kështu edhe gazetat e portalet janë të mbushura me lajme pa kuptim, shkrime mediokre që nuk kalojnë as nivelin mesatar të inteligjencës.

Kritikë po, por duhet edhe etikë

Postuar në 19 Janar, 2016 13:23

“Nëse dikush më gjuan me tulla unë nuk i kthej mbrapsht por ndërtoj me to themele të forta”, -kështu do shprehej për kritikat që i vinin figures së tij, Norman Vincent.Sipas një këndvështrimi tjetër kritikat u ngjasojnë gjilpërave në një fabrikë tullumbacesh, që me majat e tyre të holla bëjnë që ato të plasin
Në fakt të gjithë ne, shume apo pak kritikohemi, sidomos në rastin kur tentojmë të jemi kreativë ose angazhohemi drejt përsosjes. Por çështja është se përsosja nuk arrihet vetëm me lëvdata dhe as me kritika po nëpërmjet një balance midis të dyjave.

Subscribe to RSS - etika