Elvis Roshi

Videolajm/ PS e ka të vështirë të ndahet nga Elvis Rroshi

Postuar në 04 Shkurt, 2017 17:46

I është hequr mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe është shkarkuar nga kryeministri, e  megjithatë ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi  është ende trënfadili i Kavajës për Partinë Socialiste. Kjo e fundit e njeh ende si kryebashkiak edhe pse ligji i dekriminalizimit i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike.

Arrestim pa përshëndetje...

Postuar në 13 Qershor, 2016 22:49

Arrestimi i sotshëm i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, hyn tek arrestimet e nivelit të lartë, pasi kemi të bëjmë me të zgjedhur dhe një person të preferuar e të afërt me kryeministrin. Ndërkohë që ka shumë spekullime nëse kjo goditje është e ndershme në raport me ligjin e dekriminalizimit, pra nëse ky ligj po zbatohet me një standard për të gjithë apo jo, fakt është se Roshi është akuzuar rëndë dhe imazhi i tij ishte dëmtuar.

PD: Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për Elvis Roshin

Postuar në 01 Qershor, 2016 14:47

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj qëndrimit që mbajti kryeministi Rama për Elvis Roshin, duke dalë me një deklaratë ku thuhet se kreu i qeverisë nuk mund t'i ikë përgjegjësisë për futjen në politikë të njerëzve të inkriminuar. "Ashtu siç mbronte dje Arben Ndoken e Mark Frrokun qe detyronin femrat te prostituonin ashtu dhe sot Edi Rama ka dale ne mbrojtje te nje perdhunuesi si Elvis Roshi. Kjo eshte e turpshme. Edi Rama duke tu kerkoje ndjese shqiptareve qe I poshtroi me kete qeverisje kriminelesh.

Orët e fundit të Elvis Roshit si kryebashkiak i Kavajës

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 10:40

Me miratimin në kuvend të ligjit të dekriminalizmit, Partia Demokratike do të bëjë hapin e radhës për largimin e personave me të shkuar kriminale nga funksionet publike. I pari për të cilin do të kërkohet verifikim do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, i cili është dhe një prej personave më të afërt të kryeministrit Rama, madje i mbrojtur me fanatizëm prej tij për problemet me emrin në Itali. "Kryebashkiaku në fjalë duhet të bëjë vetëdeklarimin.

Elvis Roshi drejt dorëheqjes!

Postuar në 16 Shtator, 2015 10:34

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pritet të jetë zyrtari i radhës nga mazhoranca që do të deklarojë dorëheqjen nga funksioni i tij. Burime pranë tij thanë për "ResPublica" se Roshi po shyrton mundësinë e lënies së mandatit të kryebashkiakut të fituar në zgjedhjet e qershorit.
Kjo për shkak të presionit në rritje të ndërkombëtarëve për pastrimin e administratës dhe politikës nga personat me të shkuar të dyshimtë. Roshi ka qenë objekt i akuzave të vazhdueshme nga opozita si një person që për shkak të problemeve me ligjin ka ndryshuar identitet.

Subscribe to RSS - Elvis Roshi