detyrime

Nga viti që vjen "bosët" e naftës do paguajnë tatim-fitimi

Postuar në 10 Shtator, 2017 14:11

Qeveria është e vendosur që vitin e ardhshëm të vjelë tatimin mbi fitimin për kompanitë që prodhojnë naftë. Deri më sot konçesionarët që operojnë në kërkimin dhe prodhimin e naftës kanë shtyrë në vite pagesën e tatimit mbi fitimin, deri në momentin që realizojnë koston e investimit.

Me anë të një shkrese drejtuar Ministrisë së Financave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë kërkon që me përgatitjen e paketës së re fiskale për vitin 2018-të, të merret parasysh edhe ndryshimi në mënyrën se si do të mbledhet tatimi për kompanitë që kanë marrëveshje hidrokrabure.

Ulje në bllok me 20 % e siguracioneve të makinave

Postuar në 24 Gusht, 2017 17:43

Kompanitë e sigurimit kanë ulur sot me të paktën 20% primet për sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL-Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Ashtu sikurse një vit më parë kur primet u rritën me të paktën 25 %, duket se këtë herë ka një tërheqje në bllok duke i ulur pak a shumë në të njëjtën masë, në mënyrë që askush të mos jetë i avantazhuar në treg.

Apple duhet t'i paguajë 13 miliardë euro Irlandës, SHBA akuzon BE

Postuar në 04 Shtator, 2016 12:32

Vendimi I Bashkimit Evropian që kompania Apple t’i paguajë 13 miliardë euro Irlandës detyrime taksash të prapambetura sipas Presidentit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker nuk është një vendim kundër Shteteve të Bashkuara, por bazohet në të dhëna dhe rregulla mbi të cilat operon ky shërbim në vendet e BE-së. Junker tha në takimin e G20 se Apple u favorizua ndjeshëm nga Dublimi në sistemin e taksave dhe se kjo çështje nuk mund të përdorej kundër Shteteve të Bashkuara.

8 milionë euro detyrime të prapambetura nga qeveria në 2015

Postuar në 26 Janar, 2016 11:34

Teksa Komisioni Europian vëren se qeveria ka performuar dobët me mbledhjen e të ardhurave nga TVSH dhe Akciza akumulimi i gati 8 milionë euro detyrime të prapambetura deri në fund të tetorit 2015 ka angazhuar qeverinë që të forcojë më tej kontrollin mbi zinxhirin e disbursimit të fondeve buxhetore.
Monitor thotë se sipas një udhëzimit të fundit të Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit 2016, do të ushtrohen kontrolle financiare paraprake shtesë në procesin e menaxhimit të fondeve publike.

Misioni Transparencë, Bankers kërkon auditim ndërkombëtar në shembullin Beketi

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 11:34

Bankers Petrolium sugjeron një formulë “alla Beketi”  për të zgjidhur mosmarraveshjet me shtetin shqiptar. Konflikti ka lindur në mesin e këtij viti, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime.

Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat. Tatimet kanë bllokuar llogaritë e Bankers, që në datën 25 nëntor, cka vuri në vështirësi kompaninë në mbarëvajtjen e prodhimit.

500 milionë dollarë, shlyerja e detyrimeve që la trashëgim qeveria Berisha

Postuar në 23 Tetor, 2015 18:07

Shlyerja e detyrimeve që qeveria Berisha nuk ua kishte shlyer kompanive dhe individëve deri në shtatorin e vitit 2013, ka arritur kuotën 500 milionë dollarë (llogaritur me kursin e këmbimit të shtatorit 2013). Deri në 1 janarin e 2015-ës, ishin shlyer rreth 350 milionë dollarë detyrime të vjetra. Ndërsa sot Ministria e Financave njoftoi se në 9 muajt e parë të vitit u shlyen edhe 150 milionë dollarë të tjera.

Për luftën kundër evazionit fiskal në ditët e nxehta të gushtit

Postuar në 04 Gusht, 2015 13:10

Qeveria po përgatitet të hartojë një ligj të rreptë kundër evazionit fiskal, ku ndër të tjera parashikohet deri dënim me burg për ata individë që nuk kanë kasë fiskale apo nuk lëshojnë kupon tatimor në bizneset e tyre. Por edhe kjo betejë e madhe e shpallur nga kryeministri duket se është në vazhdën e masave ndëshkimore dhe jo të reformave të strukturuara. Kërcënimi me burg nuk mund të kompensojë gropën e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave dhe as dështimin e nënshkrimit të kontratës me FMN.

Subscribe to RSS - detyrime