8 milionë euro detyrime të prapambetura nga qeveria në 2015

Postuar në 26 Janar, 2016 11:34

Teksa Komisioni Europian vëren se qeveria ka performuar dobët me mbledhjen e të ardhurave nga TVSH dhe Akciza akumulimi i gati 8 milionë euro detyrime të prapambetura deri në fund të tetorit 2015 ka angazhuar qeverinë që të forcojë më tej kontrollin mbi zinxhirin e disbursimit të fondeve buxhetore.
Monitor thotë se sipas një udhëzimit të fundit të Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit 2016, do të ushtrohen kontrolle financiare paraprake shtesë në procesin e menaxhimit të fondeve publike.
Ministria e Financave zhvillon monitorime çdo katër muaj tek të gjitha ministritë e linjës, nëse ka detyrime financiare të krijuara rishtas dhe të papaguara në kohë, për të përcaktuar pagesat e reja të kërkueshme që rrjedhin nga faturat ose pretendimet e marra pas datës 01 janar 2016 dhe kryen një analizë, duke përcaktuar përgjegjësinë dhe vendosur masa administrative sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.