ceshtja came

CNN Greek sjell një interpretim akademik të çështjes çame: Krim lufte që nuk është njohur si vepër e organizatës joshtetërore EDES

Postuar në 12 Qershor, 2016 22:29

Vizita e ministrit të Jashtëm, grek Nikos Kotzias në Tiranë por edhe shfaqja e banerit “me përmbajtje nacionaliste” në shkallët e stadiumit të Lens gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër ka nxitur CNN Greek të kërkojë një shpjegim më të specializuar lidhur me çështjen çame. Profesori i Departamentit të Ballkanit, Studimeve Sllave dhe Orientale në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, Konstantinos Tsitselikis, duke analizuar ngjarjet e asaj kohe, jep mendimin e tij shkencor për këtë çështje.

Shkolla ekzibicioniste e Rilindjes/Qëndrimi i palës greke për banerin e Çamërisë, Ministria e Jashtme Shqiptare reagon "nga stadiumi"

Postuar në 12 Qershor, 2016 16:48

Pas deklaratave të Ministrisë së Jashtme greke për një baner në ndeshjen Zvicër-Shqipëri ku shkruhej për Çamërinë, ka reaguar Ministria Jonë e Jashtme, përmes Këshilltarit për Media të ministrit të Jashtëm, Glevin Dervishi. Me bluzën e kombëtares dhe me gjasë me mesazhin se ato që ndodhin në një ndeshje duhet të lihen aty, Dervishi ka folur për nevojën e reciprocitetit. Një ekzibicion i ngjashëm me atë që një oficer policie i akuzuar për përgjime performoi para gjykatës me një valixhe të improvizuar përgjimi.

Çështja "Çame" e trajtuar fillimisht në bisedime direkte të nivelit të lartë në maj 1992

Postuar në 04 Qershor, 2016 22:29

Kryeministri Rama u entuziazmua sot kur fliste në kongresin e PDIU-së për çështjen "Çame". Përveçse nuk ka patur mundësi që ta shtrojë atë si temë diskutimi me palën greke, për shkak se nuk ka zhvilluar asnjë takim me homologët e vet grekë, për Edi Ramën ka dyshime të mëdha nëse e njeh realisht sa dhe si duhet këtë çështje. Petrit Vasili i LSI-së deklaroi se ka qenë Ilir Meta, ai që ka hapur i pari diskutimin e kësaj çështjeje. Por historia është shumë banale për të qenë një akt patriotizmi.

Athina i përgjigjet Bushatit: Çështje çame nuk ekziston, bashkëpunëtorët e nazizmit u larguan njëherë e mirë me pushtuesit

Postuar në 29 Maj, 2016 12:01

Athina zyrtare lëshon një sinjal të qartë ndaj Tiranës dhe veçantërisht ministrit Bushati në prag të vizitës së homologut të tij Nikos Kotzias në kryeqytetin shqiptar. Mediat greke kanë cituar sot zyrtarë të qeverisë Tsipras t'i vënë embargo çdo parapërgatitje të palës shqiptare për të diskutuar mbi çështjen çame. "Çështje çame nuk ekziston" dhe "referimi në mënyrë të përsëritur nga autoritetet zyrtare shqiptare i një çështjeje të paqenë, vetëm marrëdhënieve dypalëshe nuk u shërben".

"Çështja "Çame", çështje të drejtash, jo politike"

Postuar në 02 Shkurt, 2016 15:36

Deputeti socialist i qarkut Vlorë, Koço Kokëdhima, i ka dhënë një intervistë televizionit lokal “Janina” në Greqi, përmes të cilës ka përcjellë disa qëndrime të Tiranës zyrtare në raportet me fqinjin e Jugut. Kokëdhima flet së pari për ekzistencën e Ligjit të Luftës, i cili është abroguar nga kryeministri në vitin 1987, por nuk është ratifikuar nga Parlamenti. Kokëdhima thotë se ekzistenca e këtij ligji pengon shumë shtetas shqiptarë që të kërkojnë të drejtat e tyre përmes teknikave ligjore në Greqi. Një interpretim arbitrar ky gjithsesi.

Cilat janë synimet e Shqipërisë me çështjen çame?**

Postuar në 20 Janar, 2016 12:59

Rrugët e daljes nga moçali ku gjenden marrëdhëniet shqiptaro-greke pas vitit 2009 janë një e përpjetë e madhe. Deklaratat me nota optimiste që janë bërë në të shkuarën janë produkt i politikave konjukturale dhe partiake si në Athinë ashtu edhe në Tiranë.
Artikulohen kryesisht në Greqi, në kohën kur Shqipëria ndodhet në periudha para dhe paszgjedhore për shkak të prirjeve të kahershme të qeverive të Athinës për të parë një ndryshim në qëndrimet e Tiranës. Për më tepër, ky është sezoni që zakonisht lulëzojnë të ashtuquajturit emisarë engjëllorë midis dy kryeqyteteve.

Pages

Subscribe to RSS - ceshtja came