bota

Kapsula me mostrat e asteroidit Bennu zbret në Tokë (VIDEO)

Postuar në 25 Shtator, 2023 16:33

Një kapsulë që përmban mostra nga asteroidi Bennu është ulur me sukses në shkretëtirën e Jutas.

Franca tërhiqet edhe nga Nigeri

Postuar në 25 Shtator, 2023 14:08

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi tërheqjen e trupave franceze nga Nigeri brenda dy muajve të ardhshëm, pas grushtit të shtetit në vendin e Afrikës Perëndimore.

Tërheqja ushtarake nga Nigeri vjen pasi trupat franceze u dëbuan edhe nga vendet fqinje, Burkina Faso dhe Mali. Në rajon, sentimenti anti-francez ka qenë në rritje, edhe për shkak të dështimit për të frenuar terrorizmin xhihadist në rajonin e Sahelit.

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Postuar në 24 Shtator, 2023 22:46

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që nga fillimi i luftës civile. Presidenti kinez njoftoi një aleancë të re midis Pekinit dhe Damaskut.

Kina mbështet kundërshtimin e Sirisë ndaj ndërhyrjes së huaj, bullizmit të njëanshëm dhe do të vihetnë lëvizje për rindërtimin e Sirise.

Divergjenca franko-gjermane për tregtinë e makinave me Kinën

Postuar në 24 Shtator, 2023 15:29

Nëse për reformimin e BE-së janë në të njëjtën gjatësi vale, për marrëdhëniet tregtare me Kinën, Franca dhe Gjermania kanë divergjenca. Qasjet e ndryshme lidhen me makinat elektrike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, shprehu shqetësimin se prodhuesit gjermanë të makinave mund të preken indirekt nga masat e BE-së, nëse kjo e fundit ndërmerr të tilla për automjetet elektrike kineze si rezultat i një hetimi të ri kundër subvencioneve.

Nuk ka emergjencë të emigracionit, është realitet afatgjatë

Postuar në 23 Shtator, 2023 17:27

Papa Francesku i kërkon BE-së humanizëm për emigrantët që zbresin në brigjet e Europës, duke e cilësuar fenomenin më shumë “një realitet afatgjatë” sesa një emergjencë.

“Ata që rrezikojnë jetën në det nuk vijnë për të pushtuar, ata kërkojnë vetëm mirëpritje, kërkojnë mundësi për jetën”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Marsejë.

Pikëpyetje për rolin e Tony Blair pas ndërhyrjes azere në Nagorno-Karabak

Postuar në 23 Shtator, 2023 11:25

Ofensiva ushtarake e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak ka rikthyer vëmendjen te Tony Blair, ish-krymeinistri britanik me lidhje të forta me qeverinë azere. Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit që nga viti 2003, deklaroi fitoren të enjten pas operacionit dy-ditor, të cilin kryeministri armen e ka cilësuar “spastrim etnik”.

Shuhet Giorgio Napolitano, ish-presidenti i Italisë

Postuar në 22 Shtator, 2023 22:01

Ish-presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Napolitano ndodhej në spitalin e Romës prej disa javësh.

Presidenti aktual, Sergio Mattarella, në një mesazh ngushëllimi tha se jeta e Napolitanos “pasqyroi një pjesë të madhe të historisë (të Italisë) në gjysmën e dytë të shekullit XX, me dramat e saj, kompleksitetin, objektivat dhe shpresat e saj”.

Napolitano është i vetmi politikan në Itali që është zgjedhur dy herë president.

Zhdukja e radhës në Kinë

Postuar në 22 Shtator, 2023 12:51

Zhdukja e ministrit të Mbrojtjes të Kinës Li Shangfu, i cili po hetohet për korrupsion, është rasti i fundit i fundit i një zyrtari në rrethin e Presidentit Xi Jinping që zhduket në mënyrë misterioze.

Largimi nga jeta publike është shpesh shenja e parë e dallueshme që një zyrtar është vënë nën hetim nga Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës - organ mbikëqyrës nën Partinë Komuniste Kineze, i cili monitoron zyrtarët për shkelje të rregulloreve të partisë ose ligjeve shtetërore.

Ukraina kërkon që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në OKB

Postuar në 20 Shtator, 2023 23:24

Seanca speciale e OKB-së kushtuar Ukrainës bëri bashkë në të njëjtën sallë presidentin ukrainas dhe kreun e diplomacisë ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky  kërkoi që Rusisë të mos i njihet më e drejta e vetos.

Prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit është e paligjshme”, dhe “fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e shtyu OKB-në në këtë ngërç”, tha Zelensky.

Lombardia vuan largimin e bluzave të bardha

Postuar në 20 Shtator, 2023 18:31

Largimi i bluzave të bardha ka prekur edhe Italinë. Në rajonin e Lombardisë mungojnë rreth 3 mijë infermierë. Sipas Urdhrit të Infermierit, të cilit i referohet Corriere della Sera, janë rreth 66 mijë infermierët që shërbejnë në spitalet e rajonit, shumë më pak sesa nevoja që ka sistemi.

Pages

Subscribe to RSS - bota